Guvernatori Sejko: Kreditë me probleme do të rriten

Guvernatori Sejko: Kreditë me probleme do të rriten

Guvernatori Sejko
~2 minuta lexim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi sot në Kuvend se kriza e shkaktuar prej COVID-19 pritet të rrisë nivelin e kredive me probleme, që aktualisht është 8,1% e totalit të huasë.

“Pandemia dhe masat për kontrollin e saj kanë dhënë goditje të fortë për familjet dhe biznesin. Ekonomia pritet që të shënojë rënie, rritje të papunësisë dhe përkeqësim të situatës financiare dhe shtim të kredive me probleme.” tha Sejko në seancën parlamentare.

Sipas guvernatorit, Banka e Shqipërisë mori masa për likuiditetin dhe për të siguruar kreditimin, kjo përfshin uljen me 0.5% të normës së interesit, lehtësimin e përkohshëm të rregullores, shtyrjen e kësteve të kredive dhe ristrukturimin e tyre.

Lexoni: Si të motivoni punonjësit tuaj me disa hapa të thjeshtë

Më tej ai ka shtuar se tregjet vijojnë normalisht, ndërsa pasiguria është s htuar në ekonomi. I pyetur për rritjen e borxhit publik në këtë situatë, Sejko tha se për momentin është një e keqe e domosdoshme.

“Lidhur me borxhin publik në këtë situatë të veçantë, të vështirë, rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme në këtë situatë për të shmangur falimentimin.

Në dijeninë tonë, jemi në pritje të rishikimit të buxhetit këto ditë dhe do të shohim, ka një adresim për disa projekte të PPP-së. Ky është atribut i qeverisë, opinioni i BSH është dhënë para krizës, që duhet të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kenë studim fizibiliteti, pjesa tjetër është atribut i qeverisë” tha Sejko.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mendja është gjithçka. Ju bëheni ajo që mendoni”
— Buda
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0