GRUPI OTP MBYLL TREMUJORIN E TRETË, 2024 ME REZULTATE EKSELENTE - Business Magazine Albania

GRUPI OTP MBYLL TREMUJORIN E TRETË, 2024 ME REZULTATE EKSELENTE

Të ardhurat dhe fitimi i OTP Bank në tremujorin e tretë u rritën mbi pritshmëritë e analistëve. Ka qenë kjo kryefjala e László Bencsik, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank, me rastin e prezantimit të rezultateve financiare për periudhën janar-shtator, 2024.

Fitimi kumulativ i Grupit pas tatimit arriti vlerën 2,112 milionë euro për periudhën janar-shtator 2024, me një kthim nga kapitali që arriti në 24.9%. Rënia prej 4% nga viti në vit në fitimin pas tatimit, erdhi si pasojë e efektit të drejtpërdrejtë prej 425 milionë euro (pas tatimit), të përfshirjes së dy bankave të reja të blera në periudhën bazë; përgjatë 9 mujorit të 2024, nuk ka pasur asnjë rregullim të zërave në nivel grupi.

Gjatë periudhës janar-shtator 2024, të gjitha segmentet gjeografike raportuan rezultate pozitive. Pjesa e kontributit të fitimit të huaj arriti në 69%, pas konsolidimit të Ipoteka Bank të sapo blerë në Uzbekistan dhe shitjes së bankës rumune të mbyllur në korrik, 2024.

Fitimi kumulativ i korrigjuar pas tatimit, u përmirësua me 19%, ndërsa rritja organike dhe ajo e axhustuar sipas kursit të këmbimit ishte 14%, nga viti në vit.

Fitimi kumulativ operacional u rrit me 22%, i nxitur kryesisht nga rritja me 28% e të ardhurave neto nga interesi (+25% organike dhe e axhustuar sipas kursit të këmbimit), e nxitur si nga zgjerimi i volumeve të biznesit, ashtu edhe nga përmirësimi i marzheve.

Kostot operacionale u rritën me 14%, ndërsa rritja e kostos organike dhe e axhustuar sipas kursit të këmbimit, arriti në 13%. Raporti i kostos kumulative kundrejt të ardhurave, u përmirësua me 1.7 pikë përqindjeje në 41.0%.

Fitimi 814 milion euro pas taksave i realizuar në tremujorin e tretë të vitit 2024, ishte në përputhje me normën 19%, ose 129 milionë euro rritje tremujore, mbështetur kryesisht nga rritja e të ardhurave të tjera me 54 milionë euro, si dhe rënia prej 49 milionë euro e tarifave të zhvlerësimit.

Në T3, të ardhurat operacionale u rritën me 7% nga tremujori në tremujor, ndërkohë që shënuan rritje organike dhe të axhustuar sipas kursit të këmbimit me 6%.

Cilësia e konsoliduar e kredisë ka mbetur e qëndrueshme, ndërsa indikatorët kryesorë të cilësisë së kredisë kanë vazhduar të zhvillohen në mënyrë të favorshme.

Depozitat e konsoliduara u zgjeruan me 2% nga tremujori në tremujor, pa efektin e dekonsolidimit të Rumanisë dhe të axhustuara sipas kursit të këmbimit, duke kulmuar me rritje 5% gjatë vitit.

Këto rezultate financiare ritheksojnë suksesin e Grupit OTP, pjesë e të cilit është dhe OTP Bank Albania në linjë me vitin 2023, ku prestigjiozja S&P Global Market Intelligence përmes renditjes zyrtare të Bankave Evropiane, vlerësoi Bankën OTP Hungari si një lider absolut performues, ndër bankat kryesuese. 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0