"Gratë munden", panairi i grave të artizanatit në Ambasadën Holandeze

“Gratë munden”, panairi i grave të artizanatit në Ambasadën Holandeze


Dhjetëra gra me sipërmarrje artizanale, prezantuan produktet dhe bizneset e tyre para një grupi të madh vizitorësh në kopshtin e Ambasadës Holandeze në Tiranë.

Një panair, i kthyer tashmë në traditë, i shërben fuqizimit të grave në biznes dhe kauzave të ndryshme për gratë dhe fëmijët në nevojë.

Guusje Korthals Altes, Ambasadorja e Holandës në Tiranë, tha se forca e grave dhe puna e tyre mund të sjellë ndryshim radikal në shoqëri. “Besojmë në fuqinë që gratë dhe burrat kanë kur punojnë për një botë me barazi gjinore. Dhënia e mundësisë grave për të shfrytëzuar këtë potencial është një investim që është në të mirë të të gjithëve, në të mirë të botës, por edhe brezave të ardhshëm.

Disa prej sipërmarrjeve, krahas prezantimit të produktit, kanë përqafuar edhe një kauzë. Argjendari Pirro, ka sjellë në treg një koleksion të ri, në bashkëpunim me designer dhe një pjesë e të ardhurave nga shitjet shkojnë për gra të dhunuara.

Ndërkohë, stenda e punimeve të grave në burg, ishte një mundësi direkte për të motivuar angazhimin e tyre edhe brenda katër mureve.

Pjesë e panairit ishin punimet artizanale në dru, tekstike, metalike. Një vëmendje të veçantë po marrin së fundi pijet dhe produktet e tjera ushqimore, pa përmbajtje gluteni apo sheqeri.

Panairi me moton “Gratë munden”, vjen për të dytin vit rresht, duke e kthyer këtë event në traditë. Ai po synon të mundësojë krijimin e një platforme biznesi-për-biznesin për gratë sipërmarrëse nga zonat rurale, bizneset sociale, shoqërinë civile dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0