Gratë & Lidershipi: Rritja e Visibilitetit nga Webinar i Dytë i Women On Boards Albania - Business Magazine Albania

Gratë & Lidershipi: Rritja e Visibilitetit nga Webinar i Dytë i Women On Boards Albania

“Visibiliteti është valuta juaj. Lidershipi i mendimit përcakton se sa e fortë është kjo valutë”, – A.Vrioni

Më 20 qershor 2024, u zhvillua Webinari II i Women On Boards Albania, një event interaktiv, kjo dhe falë pjesëmarrjes dhe kontributit aktiv të audiencës. Gjatë sesionit, u eksploruan aspekte të ndryshme të vizibilitetit dhe lidershipit të mendimit, duke sjellë në vëmendje shembuj të suksesshëm të drejtuesve në mbarë botën që kanë manifestuar këto cilësi.

Audienca ju referua figurave të njohura si Nënë Tereza, Michelle Obama, Greta Gerwig, Suzanne Biro, Angela Merkel, Marie Curie dhe Indra Nooyi, duke nxjerrë në pah gra të shquara nga fusha të ndryshme si të shkruarit, shkenca, politika dhe biznesi. Diskutimet u përqendruan në faktorët që ndikojnë në zgjedhjet tona dhe rëndësinë e zgjerimit të kornizës sonë të referencës.

Folëset ftuan të gjithë pjesëmarrësit të ishin aktivë dhe ndërveprues, duke ndarë mendimet e tyrë përgjatë webinarit. Në webinarin e kaluar, Albana Vrioni dhe Kathleen Dameron trajtuan faktorët që ndikojnë në rritjen tonë si drejtuese dhe vendimmarrëse. Këtë herë, Albana Vrioni dhe Kimberly Maucher-Lynch u përqendruan në strategjitë për arritjen e vizibilitetit dhe influencës në fushën e ekspertizës ku gratë në poste drejtuese operojmë.

Ndërda në webinarin i parë, “Shtrimi i rrugës suaj drejt roleve drejtuese”, Kathleen ndihmoi të eksplorohen barrierat për rritjen në pozicionet drejtuese, në webinarin e dytë fokusi u vendos në rritjen e vizibilitetit dhe mendimit udhëheqës e influencues si një aspekt kyç rrugën e suksesit. Audienca përfitoi një perspektivë ndryshe të këtyre sfidave. Pjesëmarrësit ndanë mes tyre disa nga barrierat kryesore ndër të cilat theksuan pengesat e zakonshme si frika, dështimi, kufizimet kohore, paragjykimet gjinore, pavendosmëria, normat e imponuara nga identiteti kulturor dhe pritshmëritë e larta nga rrethi përfaqësues. 

Foto shkëputur gjatë webinar II, 20 Qershor 2024

“Kalimi i këtyre sfidave drejt rritjes së vizibilitetit, – shprehet Albana, – kërkon bërjen e një zgjedhjeje strategjike mes të qenit ‘një varkë shpëtimi’ apo ‘një fanar ndriçues.’”

Foto shkëputur gjatë webinar II, 20 Qershor 2024

Webinaret e WOB-AL ofrojnë orientime të vlefshme dhe mundësi reflektimi për pjesëmarrësit ku shumica prej tyre janë gra. Por kjo nuk do të thotë që përjashtohet prezenca e burrave, të cilët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e lidershipit të gruas. 

Për të mbyllur, Albana Vrioni prezantoi strategjinë më efikase në rritjen e vizibilitetit & ndikimit në fushën përkatëse të ekspertizës duke aplikuar strategjinë “BE, HAVE, DO” – “JI – KI- BEJ”. Tek “JI”, Albana theksoi rëndësinë e të qenit i qëllimshëm, autentik dhe strategjik. Tek “KI” ajo theksoi të pasurit e nje stili autentik autentik të komunikimit, një historie për të treguar dhe një sponsori apo mentori që të mbështet, dhe tek “BËJ” si një thirrje për veprim, ajo theksoi rëndësinë e shtimit të vlerës, pasurimin vetjak, zgjerimin e rrjetit të njohjeve, dhe promovimin e modeleve që ju admironi.

Foto shkëputur gjatë webinar II, 20 Qershor 2024

Në eventin e ardhshëm të planifikuar, nisur edhe nga përshtypjet e marra nga audienca, do të eksplorohet ndikimi i identitetit kulturor në formimin dhe avancimit të grave në rolet drejtuese.

Për të qenë të përditësuar me eventet e fundit të WOB-AL, ju ftojmë ti ndiqni në LINKEDIN, WEBSITE ose INSTAGRAM

Një formë tjetër kontakti është këtu

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0