Graph Search shton si kategori te re kerkimi “postimet dhe komentet” - Business Magazine Albania

Graph Search shton si kategori te re kerkimi “postimet dhe komentet”


Sherbimi Graph search i lancuar para pak kohesh nga Facebook mundesonte nje forme te re kerkimi bazuar ne elemente te ndryshme qe perfshijne perdoruesit, faqet ose fotot, te cilat perbejne njekohesisht dhe kategorite ku kerkuesit mund te bazohen kur perdorin kete sherbim.
 
Nje prej inxhiniereve te krijimit te Graph Search u shpreh se pavaresisht se Facebook ka bere nje pune te shkelqyer me prezantimin e ketij sherbimi per te dhene rezultate sa me te sakta lidh qindra miliarda nyje dhe triliona skaje perseri ka vend per permiresim.
 
Madje mund te thuhet se deri tani vetem sa kemi prekur siperfaqen e nje motori te vertete kerkimi gjitheperfshires ne kete rrjet social.
Per te percaktuar kategorite e reja qe do te radhiten ne Graph Search inxhinieret e Facebook kane perqendruar vemendjen tek ato gjera qe perdoruesit duket se pelqejne me teper gjate kerkimit si dhe tek llojet e pergjigjeve qe ata duan.
 
Kjo ka sherbyer per te percaktuar hapin e radhes qe ka te beje me ndertimin e nje infrastrukture te re te Graph Search duke shtuar kerkimin ne postimet dhe komentet. Facebook prezanton motorin e kerkimit “Graph Search” . Permbajtja qe do te shfaqet si pergjigje do te jete me specifike dhe do te jete me afer kerkeses se perdoruesve. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0