Graph Search, motori me i ri i kerkimit ne Facebook - Business Magazine Albania

Graph Search, motori me i ri i kerkimit ne Facebook


Njoftimet ne Facebook jane te rregullta dhe me te njejten rregullsi edhe pergenjeshtrohen. Kete here njoftimi duket se nuk eshte thjesht vetem nje thashethem.

Rrjeti social ka njoftuar per Graph Search, nje funksion te ri qe ju ofron nje numer metodash per te perdorur funksionin e kerkimit ne Facebook dhe do t’ju ndihmoje te gjeni personat apo dokumentet qe kerkoni.

Rezultatet e para jane pozitive, po flasim per nje mjet te fuqishem kerkimi qe nepermjet perdorimit te filtrave do ju ndihmoje te navigoni mes shume objektesh qe gjenden ne rrjetin social. Versioni standart i kerkimit eshte ende i vlefshem dhe atje ku ka qene gjithmone.

Versioni i lancuar sot eshte versioni ‘B’ i Graph Search dhe fokusohet ne kater zona, persona, fotografi, vende dhe interesa. Kerkesat duhet te jene specifike aq sa ju nevojiten.

Nese po kerkoni dicka specifike qe ju intereson ne boten e Facebook, ky mjet atehere eshte duhuri per ju.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0