Grante për Start up. Bashkia e Tiranës hap programin për nxitjen e punësimit - Business Magazine Albania

Grante për Start up. Bashkia e Tiranës hap programin për nxitjen e punësimit


Bashkia e Tiranës ka lançuar Projektin e Nxitjes së Punësimit të Biznesit  Rinor, financuar nga burime publike dhe shpall thirrjen e hapur për dorëzimin e aplikimeve për grante për projekte biznesi individuale. Flitet për biznese që mbështesin krijimin ose zgjerimin e aktiviteteve nga të rinjtë.

Drejtuesit e projektit thonë se, “Projekti mbështet plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë në Tiranë dhe që mund të mbijetojnë në një treg konkurrues. Procesi i përzgjedhjes së aplikantëve ka si qëllim të ofrojë transparencë dhe konkurrencë të barabartë si dhe të mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit, të veçanta, fitimprurëse dhe që garantojnë rezultate të qëndrueshme”.

Krahas mbështetjes me grante, projekti do të ofrojë trajnim për aftësitë në biznes, si kualifikime profesionale.

Projekti do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë kuota që kufizojnë numrin e aplikantëve dhe sasinë e financimit për t’u përdorur.

Projekti është ndarë në tre faza.

Faza e parë: Kandidatët e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes Formularit të Aplikimit.

Faza e Dytë: Aplikantët me idetë më të mira të biznesit marrin pjesë në trajnim (10 gjysma ditë pune) për aftësi të përgjithshme biznesi dhe zhvillimin e planit të biznesit dhe vetëm atëherë dorëzojnë planet e tyre të biznesit.
Planet e biznesit do të jenë një version më i përpunuar i idesë për biznes dhe do të konkurrojnë për mbështetjen e grantit.

Faza e trete: Fituesit e përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit do të firmosin një kontratë 18 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.

Kush pranohet?

Të gjithë aplikantët duhet të kenë një ide për biznes, që ka si qëllim fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur shumë të vogël ose të vogël. Ata janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e Projektit, duke qenë se ata janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe zbatimin e biznesit të tyre.

Kandidatët dhe pjesëmarrësit e pranueshëm të Projektit janë të rinj që kanë një ide biznesi apo kanë një biznes ekzistues të vogël dhe kërkojnë një mbështetje financiare për zgjerimin e tij,  brenda territorin e Bashkisë së Tiranës, në kohën e aplikimit.
Të rinjtë që nuk përmbushin kriteret për t’u përzgjedhur janë ato të cilat kanë një konflikt interesi me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Projektit, nuk kanë ide inovatore apo të qartë mbi ndërtimin e tij.

Çdo aplikant mund të marrë pjesë me vetëm një ide biznesi. E drejta për të marrë pjesë në Projekt dhe për të pasur akses në asistencën e grantit mund të përdoret vetëm një herë në vit.

Aplikantët mund të jenë biznese start up ose edhe biznese ekzistuese.

Grupet e të rinjve që do t’u jepet prioritet.

  • Të rinj / të reja (18-35 vjeç);
  • Të rinj nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës;
  • Të rinj / të reja me aftësi të kufizuar;
  • Të rinj dhe të reja, banorë të  Qytetit të Tiranës, që janë në proces studimi në Universitete

Publike apo Jo – Publike (Studentë/e).

  • Të rinj dhe të reja të papunë që nuk u përkasin kategorive më lart.

 Aktivitete Biznesi të Pranueshme

Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:

  • Bizneset rurale;
  • Turizmi;
  • Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
  • Industria Tekstile;
  • Shërbimet;
  • Artizanati;
  • Etj.

Sektorët mund të ndryshojnë gjatë vitit, në varësi të prioriteteve të parashtruara nga Bashkia.

Nëse kandidatët do të jenë në kushte të barabarta, prioritet do t’u jepet aplikantëve:

  • Me ide të veçantë për biznes (jo e përsëritur nga aplikantët e tjerë), ose që ofrojnë produkte ose shërbime të reja.
  • Me biznese që ndodhen në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës
  • Të cilët përdorin zgjidhje teknike dhe teknologji prodhimi të reja, ose që kursejnë energjinë,
  • Të cilët përdorin burime të energjisë së rinovueshme,
  • Me biznese që krijojnë më shumë se tre vende pune.

Pavarësisht sektorit të përzgjedhur, idetë e mëposhtme për biznes nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë në Projekt:

  • Operacione me pasuri të patundshme, dhënia me qira e pasurive të tundshme;
  • Operacione financiare dhe sigurimi si dhe operacione që përfshijnë bixhozin;
  • Prodhimin e pijeve me përmbajtje të lartë alkooli dhe pijeve alkoolike të fuqishme;
  • Prodhimin e produkteve të duhanit;
  • Prodhimin që përdor teknologjinë që shkakton ndotje mjedisore (si për shembull ndotje të ajrit, ujit, tokës, etj);

 Mbështetje financiare

Efektet financiare të pikës 1 të këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i miratuar çdo vit për Bashkinë Tiranë  për projektin ”Programi i Nxitjes së Punësimit të Biznesit Rinor”.
Fondi Total nga Buxheti i Bashkisë Tiranë në vitin 2019, për projektin  ”Programi i Nxitjes së Punësimit të Biznesit Rinor”, është 10.000.000 milionë LEK, ndaj të cilit shpallen  20 përfitues dhe masa e financimit për individ do të jetë nga 500.000 lekë, për secilin plan biznesi të zhvilluar me sukses, i cili është pranuar gjatë procesit të përzgjedhjes.

Për aplikime ju mund të kontaktoni në [email protected]

Për formularin e aplikimit Kliko Këtu

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0