GOtaps, kartvizita juaj digjitale! - Business Magazine Albania

GOtaps, kartvizita juaj digjitale!

GOtaps, një mënyrë më praktike për identitetin profesional!

Nga Eni Muça- GOtaps është një iniciativë që lindi nga nevoja për t’i dhënë profesionistëve një mënyrë më të lehtë dhe më praktike për të prezantuar identitetin e tyre profesional në formë digjitale. Gjatë rrugës, themeluesi Todi Karoli është përballur me disa sfida të zakonshme për një startup të ri, veçanërisht në edukimin e tregut dhe prezantimin e një koncepti ende të ri për shumë përdorues.Todi Karoli në një intervistë me Businessmag Albania, për të folur rreth historikut,  sfidave, partneriteteve si edhe projekteve të ardhshme me ndihmën e NomadTech.

Si lindi ideja e krijimit të GOtaps?
Si drejtues, një nga sfidat më të mëdha ka qenë edukimi i tregut mbi rëndësinë e identitetit profesional digjital dhe adoptimin e një mënyre moderne të prezantimit. Kemi hyrë në një hapësirë ku shumë profesionistë ishin ende të lidhur me metoda tradicionale, prandaj na duhej të ndërtonim besim dhe të demonstronim vlerën e qartë të GOtaps. Këtë e kapërcyem përmes komunikimit të vazhdueshëm, demonstrimeve praktike dhe partneriteteve të mire menduara që na mundësuan të krijojmë ndikim të menjëhershëm. Sfida tjetër ka qenë shkallëzimi i produktit në të njëjtën kohë me rritjen e kërkesës. Si ekip kemi pasur prioritet krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme teknologjike dhe një skuader me kompetenca të forta që na lejon të rritemi pa kompromentuar cilësinë.  Qasja jonë ka qenë gjithmonë: të ndërtojmë një produkt që jo vetëm funksionon mirë, por edhe mbështet rritjen afatgjatë.

Cilat janë arritjet më të mëdha të deritanishme të startup-it tuaj?

Kemi disa arritje që e kanë pozicionuar GOtaps si një ndër zgjidhjet më inovative në këtë fushë: Adoptimi i platformës nga profesionistët dhe bizneset që kërkojnë të modernizojnë mënyrën e prezantimit të tyre ka qenë një prej arritjeve tona më domethënëse. GOtaps është shndërruar gradualisht në një pjesë të natyrshme të komunikimit të tyre profesional, një mjet që jo vetëm lehtëson ndarjen e informacionit, por prezanton në mënyrë bashkëkohore identitetin e tyre profesional. Një tjetër hap i rëndësishëm ka qenë zhvillimi i platformës në një version të konsoliduar e shumë më të gjerë sesa një mjet informimi. Sot, GOtaps funksionon si një qendër e plotë e identitetit profesional digjital, duke i mundësuar çdo përdoruesi të ndërtojë, menaxhojë dhe përcjellë vlerën e tij profesionale në mënyrë moderne, të shpejtë dhe efikase. Ndërtimi i brandit dhe besimit në treg mbetet një tjetër shtyllë kyçe e suksesit tonë. Me kohën, GOtaps është perceptuar si një lider në transformimin e mënyrës se si individët dhe bizneset zgjedhin të prezantohen. Për ne, megjithatë, arritja më e madhe nuk qëndron vetëm te perceptimi i tregut, por te fakti që kemi krijuar një produkt që njerëzit e përdorin çdo ditë dhe që u sjell atyre rezultate konkrete, duke u bërë pjesë e pandashme e rutinës së tyre profesionale.

No alternative text description for this image
Si e shihni zhvillimin e startupit në 3-5 vitet e ardhshme

Në tre deri në pesë vitet e ardhshme, e shohim GOtaps të pozicionuar si platformën standarde për identitetin profesional digjital. Vizioni ynë është të krijojmë një ekosistem ku çdo profesionist të ketë një prezencë të unifikuar, moderne dhe inteligjente, e cila pasqyron vlerën e tij në mënyrën më efikase. Zgjerimi i funksionaliteteve është një nga prioritetet kryesore të planit tonë strategjik. Ne synojmë t’i ofrojmë çdo përdoruesi mjetet e nevojshme për të ndërtuar, menaxhuar dhe analizuar prezencën e tij profesionale në mënyrë të avancuar, duke e kthyer GOtaps në një partner të përditshëm të zhvillimit profesional. Një tjetër shtyllë thelbësore është integrimi i thelluar me sistemet që komuniteti profesional përdor rregullisht, nga CRM-të, te platformat e komunikimit dhe menaxhimit të punës. Kjo do ta bëjë GOtaps të ndërveprojë natyrshëm me mjedisin teknologjik të profesionistëve, duke rritur efikasitetin dhe vlerën për përdoruesin. Plani ynë përfshin gjithashtu shtrirjen ndërkombëtare, duke e transformuar GOtaps nga një startup rajonal në një brand global. Kjo nënkupton hyrjen në tregje të reja, përshtatje lokale dhe ndërtim partneritetesh që forcojnë pozicionimin tonë në nivel global. Së fundi, integrimi i elementeve të inteligjencës artificiale luan një rol qendror në zhvillimin tonë të ardhshëm. AI do të përdoret për të personalizuar eksperiencën, për të gjeneruar rekomandime më të zgjuara dhe për të ndihmuar përdoruesit të ndërtojnë rrjetet e tyre profesionale në mënyrë më strategjike dhe të automatizuar. Vizioni është i qartë: të ndërtojmë platformën ku fillon dhe përfundon identiteti profesional digjital.

A keni ndonjë partneritet apo bashkëpunim që ka qenë kyç për zhvillimin e startup-it tuaj?

Po, partneritetet kanë qenë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e GOtaps. Si themelues, kam punuar për të krijuar bashkëpunime strategjike me organizata, komunitete profesionale dhe kompani që ndajnë të njëjtin vizion për modernizimin e prezantimit profesional. Këto bashkëpunime na kanë ndihmuar të vendosim bazat e një ekosistemi që e mbështet dhe e përshpejton adoptimin e platformës. Falë këtyre partneriteteve, kemi fituar qasje në rrjete të reja profesionale, duke zgjeruar ndjeshëm audiencën dhe mundësitë tona për rritje. Ato na kanë mundësuar gjithashtu testim real të produkteve në skenarë të ndryshëm përdorimi, duke na dhënë informacion të vlefshëm për përmirësimin e vazhdueshëm të platformës. Një tjetër avantazh i rëndësishëm ka qenë forcimi i besueshmërisë në industri, pasi bashkëpunimi me aktorë të njohur dhe të respektuar ka rritur natyrshëm reputacionin dhe autoritetin tonë. Në thelb, këto marrëdhënie kanë shërbyer si katalizatorë të rëndësishëm për evolucionin e GOtaps dhe rolin e saj në treg. Ato kanë kontribuar drejtpërdrejt në rritjen, inovacionin dhe adoptimin e gjerë të platformës, duke dëshmuar se partneritetet e mira janë një nga themelet më të forta të suksesit tonë.

Lexo edhe:ALUMIL Albania mbështet për të tretin vit radhazi kauzën “Run for DSA” në Maratonën e Tiranës 2025

 Cilat janë projektet që planifikoni të realizoni me mbështetjen e NomadTech?

Fakti i të qenunrit një nga fituesit të NomadTech ka qenë një moment i rëndësishëm si për ekipin tonë, ashtu edhe për mua personalisht si drejtues. Ky sukses na dha jo vetëm motivimin për të çuar platformën në një nivel të ri, por edhe mbështetjen strategjike që na mundëson të mendojmë më gjerë dhe të veprojmë më shpejt. Me mbështetjen e tyre, kemi hartuar një plan të qartë për fazën e ardhshme të zhvillimit të GOtaps. Së pari, synojmë të ndërtojmë një version të avancuar të platformës, i fokusuar në personalizim të thelluar, automations inteligjente dhe analitika të sofistikuara që i japin përdoruesit kontroll dhe qartësi shumë më të madhe mbi identitetin e tyre profesional digjital. Ky përmirësim do të vendosë standarde të reja për mënyrën se si profesionistët menaxhojnë prezencën e tyre. Në të njëjtën kohë, planifikojmë të zgjerojmë integrimet me ekosistemet profesionale, duke e bërë GOtaps më të fuqishëm dhe të domosdoshëm në rutinën e përditshme të përdoruesve. Këto lidhje me CRM, platforma komunikimi dhe mjete pune do të krijojnë një eksperiencë të unifikuar dhe shumë më praktike. Mbështetja e NomadTech na mundëson gjithashtu të rrisim prezencën tonë në tregje të reja. Duke kombinuar ekspertizën dhe resurset e tyre me vizionin tonë, synojmë të përshpejtojmë përhapjen ndërkombëtare dhe të pozicionohemi si një zgjidhje globale për identitetin profesional digjital. Paralelisht, do të testojmë module inovative, të cilat do të prezantohen në fazat e ardhshme. Këto teknologji të reja synojnë të rrisin edhe më tej vlerën e platformës dhe t’i ofrojnë përdoruesve funksionalitete që nuk i gjejnë në asnjë zgjidhje tjetër. Në tërësi, ky është një hap që e përshpejton dukshëm ritmin tonë të inovacionit dhe i jep GOtaps një momentum të ri drejt së ardhmes.

Vizioni për të ardhmen dhe si dëshironi të kujtohet startup-i juaj?

Vizioni ynë është që GOtaps të bëhet sinonim i identitetit profesional digjital, një platformë që vendos standarde të reja në mënyrën se si njerëzit lidhen, prezantohen dhe ndërtojnë marrëdhënie profesionale. GOtaps nuk është thjesht një produkt teknologjik; ai është një filozofi që mishëron frymëzim dhe identitet, një mënyrë e re e të menduarit për veten dhe rolin tonë në botën profesionale. Synimi ynë është që GOtaps të kujtohet si startup-i që modernizoi rrënjësisht mënyrën e prezantimit profesional, duke sjellë qartësi, elegancë dhe efikasitet në një realitet gjithnjë e më të digjitalizuar. Ne duam të krijojmë një ekosistem ku çdo individ dhe biznes të ketë një pasaportë profesionale të ndërtuar për të ardhmen, të unifikuar, të zgjuar dhe autentike. Në thelb, vizioni ynë është të lëmë një gjurmë të qëndrueshme në industri: një gjurmë inovacioni, profesionalizmi dhe lidershipi. GOtaps ka për qëllim të ndërtojë jo vetëm një platformë, por një standard të ri që e transformon mënyrën se si prezantohet vlera profesionale në nivel global.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0