Google ju tregon se si funksionon motori i kerkimit - Business Magazine Albania

Google ju tregon se si funksionon motori i kerkimit


E keni pyetur ndonjehere veten se si funksionon kerkimi ne Google? Nese jeni pjese e njerezve qe jane shume kurioze lidhur me funksionimin e teknologjise, atehere behuni gati te merrni nje pergjigjje per pyetjen e mesiperme.
 
Google ka lancuar nje website te re me emrin How Search Works, per t’ju treguar procesin e prapaskenes se realizimit te kerkimit, nga fillimi ne fund.
 
“Ketu do te njiheni me menyren se si trajtohet nje kerkim, duke filluar nga webi, tek ‘crawling’ (menyra se si merren te dhenat nga faqet) dhe indeksimi, tek algoritmat e renditjes dhe te shfaqjes se rezultateve e deri tek “lufta” kunder spam-ve,” u shpreh menaxheri i produkteve ne Google, Jake Hubert.
 
“Kjo faqe ploteson burimet ekzistuese lidhur me temen, si shkrimet dhe artikujt neper forume, studimet apo paper-at etj. Ne duam qe t’u tregojme te gjitheve funksionimin e nje prej elementeve me te perdorura ne web,” shtoi ai.
 
Ne faqe mund te shihni se si realizohet kerkimi, permes animimeve dhe shpjegimeve, si dhe te njiheni me hollesisht me algorimet e Google.
Entuziastet e studimeve kane mundesi te lexojne nje dokument me 43 faqe mbi menyren se si vleresohen rezultatet e kerkimit. “How Search Works” mund ta vizitoni ketu. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0