Google dominon ne biznesin e kerkimit - Business Magazine Albania

Google dominon ne biznesin e kerkimit


Google po dominon ne menyre te qendrueshme tregun e kerkimit ne internet ndersa konkurentet e saj po levizin lart e poshte. Ne janar Google ka ecur pak me perpara duke u pozicionuar me 67 % te tregut te kerkimit krahasuar me 66.7% qe zoteronte ne dhjetor, tha comScore.
 
Microsoft Bing e rriti pjesen e tij te tregut me 0.2%, vetem 0.1% me pak se rritja e Google. Gjithsesi, Bing qendron shume larg rivalit te tij, duke levizur nga 16.3% ne 16.5% ne te njejtin interval kohor. Yahoo lojtari tjeter i rendesishem i tregut zbriti me 0.1% nga 12.2% ne 12.1% te tregut, sipas comScore.
 
Rrjeti Ask me 2.8% te tregut, dhe AOL.Inc me 1.7% mbyllin listen e 5 te pareve ne Janar. Bing i cili u lancua ne qershor te 2009, ka qene ne gjendje te ruaje pjesen e tij ne tregun e kerkimit, por nuk ka mundur te marre asgje nga tregu i Google.
Planet e Yahoo
 
Nderkohe qe Microsoft po punon te zoteroje pjesen e tregut dhe te mendjeve te njerezve, CEO e Yahoo Marissa Mayer ka bere te qarte se Yahoo kerkon te kthehet perseri ne loje. Gjate prezantimit te fitimeve te tremujorit te katert, Mayer tha se Yahoo do te investoje kohe dhe para ne nje perpjekje per t’u rikthyer ne biznesin e kerkimit online.
 
“Ka akoma shume potencial ne kete treg”, tha Mayer. “Kerkimi eshte nje pike kyce investimi per ne. Te gjitha inovacionet do te ndodhin ne nivelin e nderfaqes se perdoruesve. Ne duhet te investojme ne keto vecori per pajisjet desktop dhe per ato mobile. Te dy do te jene elemente kyc te lojes per ne.”
Yahoo do ta kete mjaft te veshtire per te marre pjese te tregut nga Google. Microsoft ka harxhuar mjaft investim ne kohe, teknologji e para per Bing dhe nuk e ka prekur fare dominimin e Google. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0