Gjuhët që mësohen më shumë në çdo vend të botës - Business Magazine Albania

Gjuhët që mësohen më shumë në çdo vend të botës

Gjuhët që mësohen më shumë në çdo vend të botës

Në 7000 gjuhët e folura në mbarë botën, vetëm pesë gjuhë mbizotërojnë afërsisht gjysmën e popullsisë globale. Me 1.5 miliard folës, anglishtja flitet më shumë se çdo gjuhë tjetër, e ndjekur nga kinezishtja (1.2 miliardë) dhe hindi (610 milionë).

Duke pasur parasysh përhapjen e saj në sferat e biznesit dhe politikës, ajo vazhdon të jetë gjuha më e kërkuar për t’u mësuar sot, edhe pse kërkesat në Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut kanë rënë vitet e fundit.

Lexo edhe:Vendet më mikpritëse në botë sipas Booking!

Tendencat globale të mësimit të gjuhës

Për renditjen, kërkimet mujore në Google u analizuan në të gjithë vendet, bazuar në “Study X language” ose “Learn X language”. Këto fraza janë përkthyer në 119 nga gjuhët më të folura në mbarë botën. Në përgjithësi, anglishtja është gjuha më e dëshiruar për t’u mësuar në 63 vende, duke rënë ndjeshëm nga 98 vende në 2021. Për shkak të ndryshimit të dinamikës gjeopolitike, kërkesa për të mësuar gjuhën angleze po bie në të gjithë Azinë Lindore. Për shembull, Kina u rendit në vendin e 91-të nga 116 vende për aftësinë e të folurit të gjuhës angleze, krahasuar me vendin e 38-të katër vjet më parë. Pavarësisht kësaj, anglishtja është gjuha më e njohur, që njerëzit duan të mësojnë në pothuajse çdo rajon global.

Renditja në vendin e dytë është gjuha gjermane, e nxitur nga popullariteti i saj në vendet europiane, përfshirë Greqinë, Danimarkën dhe Kroacinë. Edhe në Shqipëri, gjuha gjermane është gjuha që mësohet më së shumti. Aryseja është patjetër mundësia e punësimit dhe emigrimit në Gjerman, që ka përfshirë vendin tonë dekadën e fundit. Ndërsa renditet prapa anglishtes me një diferencë të madhe, ajo qëndron si gjuha më e kërkuar për të mësuar në 16 vende. Arabishtja pason rradhën, si gjuha kryesore në 15 vende që gjenden kryesisht në Lindjen e Mesme. Që nga viti 2021, ky numër është rritur me më shumë se dyfish, pasi vende si Arabia Saudite dhe Egjipti dëshmuan vëllime të mëdha kërkimesh. Globalisht, arabishtja është gjuha e gjashtë më e folur, me 274 milionë folës në mbarë botën.

Visual Capitalist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0