Gjuha shqipe është përfshirë zyrtarisht në listën e gjuhëve të përdorura për komunikimet në shkollat publike të qytetit të Nju Jorkut, një lajm i mirë për komunitetin shqiptar në këtë metropol të madh amerikan. Kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Avilés-Ramos, njoftoi se shqipja është bërë njëra nga 13 gjuhët zyrtare të Departamentit të Arsimit për komunikimet shkollore, së bashku me anglishten.Më herët, vetëm 10 gjuhë ishin të përfshira. Me vendimin e fundit, janë shtuar edhe tri gjuhë të reja, përfshirë edhe shqipen. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet zyrtare, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme që dërgohen nga shkollat për prindërit, do të jenë tani të disponueshme edhe në gjuhën shqipe.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto