Gjigandët farmaceutikë shumë pak të përgatitura për pandemitë e ardhshme - Business Magazine Albania

Gjigandët farmaceutikë shumë pak të përgatitura për pandemitë e ardhshme

Kompanitë e mëdha farmaceutike në botë janë shumë pak të përgatitura për pandemitë  e ardhshme pavarësisht nga një përgjigje në rritje ndaj shpërthimit të Covid-19. Jayasree K Iyer, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Aksesi në Mjekësi” me bazë në Hollandë, një organizatë jo-fitimprurëse e financuar nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës dhe të tjerë, theksoi  se ka rrezik të një shpërthimi të virusit Nipah në Kinë, me një shkallë të fataliteti deri në 75%.

“Virusi Nipah është një tjetër sëmundje infektive në zhvillim që shkakton shqetësim të madh. Nipah mund të zhvillohet çdo moment. Pandemia tjetër mund të jetë një infeksion rezistent ndaj ilaçeve,” tha ajo.

Nipah  është një sëmundje që mund të shkaktojë probleme të rënda të frymëmarrjes dhe encefalit, ënjtje të trurit dhe ka një shkallë vdekshmërie prej 40% deri 75%, në varësi të vendit ku shfaqet shpërthimi. Është një nga 10 sëmundjet infektive nga 16 të identifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si rreziku më i madh i shëndetit publik ku ka zero projekte në firmat  farmaceutike. Ndërkohë katër produkte janë në zhvillim e sipër për virusin chikungunya të zhvilluar nga mushkonjat që janë përhapur me shpejtësi vitet e fundit, në të gjithë Amerikën, Afrikën dhe në Indi. Raporti thotë se pavarësisht paralajmërimeve të viteve që koronavirusët e rinj kishin të ngjarë të shkaktonin një urgjencë globale shëndetësore, industria farmaceutike, si dhe shoqëria në përgjithësi, ka qenë gjithnjë e më pak e përgatitur gjë që u vërtetua me pandeminë Covid-19.

Nuk kishte projekte mbi sëmundjet koronaviale në projektet e kompanive farmaceutike, para shpërthimit të Covid-19 por ndërsa u kthye në një pandemi globale industria brenda muajsh zhvilloi disa vaksina.

Rezistenca antimikrobike, gjithashtu është për rreziqe serioze. “Për sa i përket rezistencës antimikrobike (AMR), ne kemi antibiotikë që ende funksionojnë, por po kalon dhe nuk ka zëvendësime të antibiotikëve të cilët nuk funksionojnë më. Tuberkulozi, për të cilin kemi menduar se është zhdukur, është duke u përhapur në disa komunitete për shkak të shtameve rezistente ndaj ilaçeve,” tha Iyer.

Raporti i ka monitoruar 20 kompani të mëdha të barnave dhe disponueshmërinë e ilaçeve të tyre për 82 sëmundje në vendet me të ardhura të ulëta deri në mesatare. Përpjekjet e kompanive për të zhvilluar ilaçe të reja vazhdojnë të përqendrohen në një sërë sëmundjesh, duke përfshirë HIV / Aids, tuberkulozin, malarjen, Covid-19 dhe kancerit, ndërkohë që  infeksionet janë gjithnjë e në zhvillim.

Novartis ishte kompania e parë që zhvilloi një qasje sistematike për të siguruar që produktet të arrijnë në vendet e varfëra – të cilat përballen me më shumë se 80% të barrës globale të sëmundjeve – më shpejt. Kompanitë e tjera kryesore janë AstraZeneca , GSK, Johnson & Johnson, Merck e Gjermanisë, Pfizer, Sanofi dhe Takeda. GSK zhvillon plane hyrëse për të gjitha projektet pasi rezultatet e provave klinike të ndërmjetme të jenë pozitive.

Sidoqoftë, për momentin shumë ilaçe nuk po shkojnë fare në vendet me të ardhura të ulëta, madje edhe vite pas lansimit. Rreth 64 nga 154 produktet e analizuara nuk janë të mbuluara nga asnjë lloj strategjie aksesi – çmime të drejta, licencime vullnetare ose donacione – në ndonjë nga 106 vendet e shqyrtuara.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0