Gjermania do të përdor trenin e parë në botë me hidrogjen - Business Magazine Albania

Gjermania do të përdor trenin e parë në botë me hidrogjen


Këtë javë, kompania transportuese franceze Alstom ka zbuluar trenin e parë të pasagjerëve që furnizohet me hidrogjen, i cili do të udhëtojë përmes Gjermanisë në fund të vitit 2017.

Treni i pasagjerëve Coradia iLint super i qetë përdor si karburant hidrogjenin, i cili lëshon vetëm avull dhe ujë të kondensuar. Një serbator me hidrogjen i vendosur në çatinë e trenit furnizon qelizat e karburantit që të prodhojnë energji elektrike. Alstom ka thënë se shpreson që këta trena të zëvendësojnë të gjithë trenat e tjerë në Europë që djegin naftë, të cilët janë akoma të shumtë në numër pavarësisht projekteve të elektrifikimit në të gjithë kontinentin.

Ky tren nuk e ndot ajrin, nuk bën zhurmë dhe mban deri në 300 pasagjerë.

Coradia iLint mund të jetë treni i parë në botë për pasagjerë që furnizohet me hidrogjen, por sigurisht që nuk është mjeti i parë që përdor hidrogjenin si karburant. Stan Thompson, ish projektues në A&T dhe përkrahës i përdorimit të hidrogjenit në mjetet e transportit, krijoi termin “hydrail” në vitin 2004 për të përshkruar çdo mjet hekurudhor që përdor hidrogjenin si karburant. Ndërkohë ka edhe prototipe dhe trena hibrid, më të shumtë në Japoni.

Ky është një tjetër njoftim që tregon përpjekjet e Gjermanisë për të rimëkëmbur transportin hekurudhor. Korrikun e kaluar, Deutsche Bahn, operatori hekurudhor më i madh në Europë, shpalli bashkëpunimin me Hyperloop Transportation Technologies për të sjellë teknologjinë e tyre futuriste në trenat e tij të shpejtë.

https://www.youtube.com/watch?v=hFiYm-mUkO4

/TheVerge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0