Gjermania kundërshton propozimin e Trump për rikthimin e Rusisë në G7

Gjermania kundërshton propozimin e Trump për rikthimin e Rusisë në G7

Gjermania

Gjermania ka refuzuar propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të lejuar Rusinë të kthehet në gupin e G7, të ekonomive të zhvilluara.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një inteviste.

“Arsyeja e përjashtimit të Rusisë ishte aneksimi i Krimesë dhe ndërhyrja në Ukrainën Lindore”– tha ministri Maas për gazetën Rheinische Post. “Për sa kohë që ne nuk kemi një zgjidhje atje, unë nuk shoh asnjë shans për këtë.”

Rusia u përjashtua nga G7 në vitin 2014 pasi Moska aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës. “Vetë Rusia mund të japë kontributin më të madh në rihapjen e dyerve të tilla”- tha Maas, duke i kërkuar Kremlinit të bëjë më shumë për të kapërcyer konfliktin, shkruan DW.

Lexoni: Kosova i kërkon Apple të njohë kufijtë e saj

Megjithatë ministri gjerman shtoi se nuk ka nevojë për më shumë anëtarë në G7 dhe G20. Sidoqoftë, kryediplomati gjerman tha se Rusia mbetet e rëndësishme për G7.

“Ne gjithashtu e dimë se kemi nevojë për Rusinë në mënyrë që të zgjidhim konfliktet në Siri, Libi dhe Ukrainë”– tha Maas. Ai i bëri thirrje Rusisë të bëjë pjesën e saj në Ukrainë, duke thënë se Moska kishte qenë e ngadaltë për veprimet e kryera aty.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0