Gjermania i dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”

Gjermania i dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”


Gjermania mund të trondisë Kinën me një faturë të mundshme rreth dëmit të shkaktuar nga Covid. Ajo mund t’i bashkohet nismës së Britanisë së Madhe, Francës dhe Sh.B.A-së në një “sulm” të pazakontë ndak Pekinit. Gazeta Bild shfaqi zemërimin e saj ndaj Pekinit sa i takon pandemisë globale dhe madje ka përllogaritur një faturë prej 149 miliardë euro.

Sipas Bild, Kina i detyrohet Gjermanisë 149 miliardë euro dëmshpërblim prej ndikimit dhe pasojave që solli dhe po sjell Covid-19. Këto zhvillime vijnë pas akuzave se Pekini ka mbuluar shkallën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në një kohë kur burimi i shpërthimit mbetet një mister.

Lexo: DPT: Paketa e ndihmës financiare nr.2 , njihuni me mënyrën e aplikimit

Të shtunën, Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me pasoja nëse ajo rezulton “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Trump u tha gazetarëve:

“Koronavirusi mund të ishte ndaluar në Kinë, por tani e gjithë bota po vuan”.

Burimi: Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0