GDi Tirana shfaq në kohë reale numrin e rasteve me Coronavirus

GDi Tirana shfaq në kohë reale numrin e rasteve me Coronavirus


Kompania softuerike GDi Tirana ka zhvilluar një dashboard GIS për monitorimin e përhapjes së virusit në kohë reale.Kjo hartë e bazuar në Esri ArcGIS, shfaq në kohë reale të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë. Në këtë hartë gjendet i detajuar numri i rasteve të prekura nga Coronavirus, si edhe shpërndarja e tyre gjeografike nëpër territorin e Shqipërisë.

Ky dashboard është i njëjtë me atë që është zhvilluar nga universiteti Johnhopkins për monitorimin e emergjencës Coronavirus në rang global. Drejtori i Përgjithshëm i GDi Tirana, Shpati Jupe, u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet e angazhuara me përballimin e kësaj situate emergjente shëndetësore.

“Urojmë që numrat e kësaj harte të mbeten sa më të ulët dhe të jemi të gjithë shëndoshë e mirë”, shkruan në profilin e tij në LinkedIn, Shpati Jupe.

Lexoni: Fondacioni Gates, Mastercard dhe Wellcome bashkohen për të krijuar ilaçet ndaj koronavirusit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0