Gastronomët dhe personalitetet e vlerësuara në panairin e parë pan shqiptar në Berlin - Business Magazine Albania

Gastronomët dhe personalitetet e vlerësuara në panairin e parë pan shqiptar në Berlin

Panairi i gastronomisë shqiptare në Berlin mblodhi bashkë qindra sipërmarrës në fushën e agroturizmit dhe kulinarisë, duke mundësuar ndarjen e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit, mes prodhuesve ushqimorë dhe drejtuesve të restorante si dhe përfaqësuesit e agrobiznesit.

Në dy ditët e eventit, temat u diskutuan në panele të rëndësishme se si gastronomia dhe turizmi kontribuojnë në rritjen e profilit të qyteteve shqiptare, me përfaqësues të institucioneve vendore të Prishtinës, Durrësit, Prizrenit dhe Tetovës.

Një panel i dytë iu dedikua potencialit të tregut gjermanofolës për produktet e Ballkanit Perëndimor, ku diskutuan drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Odës Veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, Ish Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani  dhe Kryetari i Klubit të Biznesit Gjermani – Maqedonia e Veriut

Dy panele të tjera iu dedikuan pajisjeve dhe mobilimit në eksperiencën kulinare dhe e ardhmja digjitale e sektorit, përmes përdorimit të aplikacioneve.

Në mbrëmjen Gala, pati vlerësime, ku u ndanë çmimet për 3 kategori : 
“Athana’s Prize”
  • Bruno Selimaj,
  • Ekrem Bardha
  • Xhelil Musa
  • Ilir seferi – drejtues i fondacionit Besa
  • Sabit Bytyqi

“Duart e Nënës”

  • Ramiz Kukaj – Çka ka qellu restorant – New York,  ”100 must visit”
  • Smajl Shehu – Kulla e Junikut
  • Shkelqim Jupaj – Çarshia e Jupajve
  • Ergis Pelo – Kolonja albanischest restraunt
  • Ahmet Metaj – për kontributin në hapjen e shkollës së parë shqipe në Berlin në 1976

“Çmimin e Arritjeve Jetësore”

  • Dritan Alsela – Baristi i famshem i kafes ne Duseldorf, per hapjen e brendit me emrin e tij
  • Altin Prenga – MRIZI I ZANAVE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0