Gani Xhengo "Si dokumentova nëpërmjet fotove eksodin e vitit 1991"... - Business Magazine Albania

Gani Xhengo “Si dokumentova nëpërmjet fotove eksodin e vitit 1991″…

Gani Xhengo "Si dokumentova nëpërmjet fotove eksodin e vitit 1991"...

Fotoreporteri Gani Xhengo i fali brezave një arkiv të pasur historik. Pesë shkrepjet e fundit të filmit të fotoreporterit, Gani Xhengo më 20 shkurt 1991 janë të mirënjohura. Ato përbëjnë një ilustrim fotografik të zanafillës së frymës demokratike në Shqipëri. Xhengo thotë , se e shkuara tashmë është shkruar dhe se ndihet i kënaqur që dha kontributin e tij. Ai megjithatë mbron idenë se i takon brezave të rinj të çojnë përpara vendin.

Profesioni i fotoreporterit sa i lindi për ju?
Fillimisht unë ndoqa një kurs për gati, 4 muaj të plotë. Kursi më ndihmoi tepër të njihja fotografinë dhe proceset e saj. Eksperienca të mëparshme nuk kisha patur por u përpoqa që të përgatitem fort gjatë kësaj periudhe. ATSH, në atë kohë e ofronte një departament i cili kishte nevojë për një fotoreporter. Ndaj, kështu nisi rrugetimi im.

Gani Xhengo "Si dokumentova nëpërmjet fotove eksodin e vitit 1991"... Ne vitet 90,  Shqipëria pati ndryshime të mëdha politike dhe  ATSH, të fotografonin ngjarjet. Ju e thyet këtë rregull, nuk patët frikë?
 Në atë kohë gjithçka u ndalua por unë pikërisht për këtë u shqova. Fotografova në formë kronologjike të gjitha zhvillimet dhe ato i dokumentova. Koha dhe hapësira ku zhvilloheshin ngjarjet nuk ishin fort në favor por mendoj që e kam bere mire punën time.Sot që flasim unë kam shërbyer në popullin tim duke ju lënë trashëgimi historinë.
Unë isha tepër rebel dhe më dërgonin në rrethe për të më mbajtur me larg sepse e njihnin natyrën time. Por, unë e doja natyrën kisha lidhje të ngushtë me të.

 Cilat kanë qenë vështirësitë në punën tuaj?
 Një gjë është e sigurt se nuk kanë qenë këto komoditete që janë sot. Ka qenë një periudhë e cila na ka kushtëzuar të punojmë në kushte të vështira.
Kujtoj netët e gjata të vona me apo pa drita për të udhëtuar dhe shkrepur fotot.

Në vitet 1990 dhe 1991 ju keni qenë fotoreporteri i cili dokumentoi të gjithë ngjarjen. A është kjo një nga arritjet tuaja me të mëdha?
 Kjo është një arritje e imja për të cilën kam vënë veten në rrezik.
Në atë eksod masiv të 7 gushtit 1991, mijëra qytetarë në Durrës u ngjiten në kuvertën e anijes Vlora.
Nuk kishte vend të anijes që nuk ishte e mbushur me qytetarë. Unë kam shkuar në mesditë dhe ishte e mbushur plot.
Distanca nga toka e saj ishte gati 70 metra, ndërsa qytetarët e panë të gjithë skenën. Afër anijes qindra qytetarë që notinin për të hipur në atë anije.

Fotoja juaj e 7 Gushtit 1991, është marrë edhe nga media të tjera të huaja edhe pa të drejtë autori si keni reaguar?
Unë kisha fotografuar shumë por njëra prej tyre spikati.
Edhe shumë media e morën dhe e përdorën për postera dhe reklama nëpër metrotë e qyteteve gjithashtu edhe për botime të ndryshme.
Ndaj unë jam përpjekur që edhe me ligj të marr të drejtën time.

Ju keni disa albume me foto çfarë pasqyrohet në to?
Janë abolutisht ajo që unë kam punuar ndër vite, që kam mbrojtur dhe rrezikuar veten dhe familjen. Pasqyrimi i ardhjes së një regjimi të ri në vend dhe ndodhitë e trishta të popullit Shqiptar. Nuk dua të lë pa përmendur lidhjen që kam me natyrën dhe se fotot e natyrës zënë vend në albumet e mija.

 A mendon se sot të rinjtë e duan po kaq sa ju profesionin?
Të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe po vazhdojnë më së miri atë proces që ne e lamë në gjysme. Unë uroj dhe shpresoj që ata të mos e lënë vëmendjen ndaj zhvillimit të vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0