Galaxy S8 mund të vij me një ekran 4K UHD - Business Magazine Albania

Galaxy S8 mund të vij me një ekran 4K UHD


Samsung pritet të sjellë një ekran 5.5-inch 4K Ultra High Definition në smartphone-in e tij të ardhshëm flagship, Galaxy S8. Kjo është përfolur në të kaluarën, por kësaj rradhe duket se thashethemet janë të bindur se kjo gjë mund të ndodhë me Galaxy S8. Jo vetëm që një ekran i tillë me rezolucion të lartë do t’i japë Samsung atë çfarë meriton, por gjithashtu do të përmirësojë ndjeshëm përvojën me realitetin virtual.

Kompania ka demonstruar tashmë një ekran 5.5-inç 4K UHD me 806 PPI tek shfaqja SID 2016, analistët e tregut besojnë se norma e rendimentit të prodhimit për këtë ekran do të përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm duke bërë të mundur Samsung që ta përdor atë në Galaxy S8. Duhet të theksojm këtu se Samsung ka rritur cilësinë e ekraneve të tij një herë në dy vjet, Galaxy S3 kishte një ekran HD, ndërsa Galaxy S4 dhe Galaxy S5 të dy kishin një ekran FullHD dhe Galaxy S6 dhe Galaxy S7 të dy u shfaqen me një ekran Quad HD. Nëse historia do të përsëritet, atëherë me shumë mundësi do të shohim një ekran 4K UHD në Galaxy S8.

/TechSot.Al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0