Galaxy S10 rekord shitjesh edhe në vendin tonë

Galaxy S10 rekord shitjesh edhe në vendin tonë


Shitjet e produkteve më të fundit të Samsung, Galaxy S10e, S10 dhe S10 + kanë filluar në më shumë se 70 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi, Kinë dhe Europë dhe deri në fund të muajit pajisjet do të jenë në dispozicion në rreth 130 tregje. Në periudhën e shitjeve paraprake, shitjet ishin më të larta se të çdo smartphone-i tjetër Samsung në Europë, në një periudhë më të shkurtër se kurrë më parë.

Smartphone-nët më të fundit në serinë Galaxy S kanë arritur një performancë më të lartë, prej 40% më shumë, në periudhën e shitjeve paraprake në rajonin tonë krahasuar me Galaxy S9 të vitit të kaluar. Samsung Galaxy S10 + në Europë ka shënuar më shumë se gjysmën e shitjeve të saj, duke treguar trendin në rritje të përdoruesve që zgjedhin smartphone-a me performancë të lartë. Ngjyra e zezë është akoma ngjyra më popullore dhe përbën pothuajse 50% të shitjeve totale të Galaxy S10.

Në Shqipëri, klientët mund të blejnë me çmimin e rekomanduar të shitjes me pakicë 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e. Galaxy S10, Galaxy S10 + dhe Galaxy S10e do të jenë të disponueshme në ngjyrën e zezë, të bardhë, të gjelbër, blu dhe të verdhë të ndritshëm, dhe Galaxy S10 + në dy modele premium: porcelan i zi dhe rozë e çelët. Për shkak të interesit dhe kërkesës së madhe, smartphone-ët e ngjyrave të caktuara dhe me hapësira memoriesh të ndryshme do të jenë në dispozicion me pak vonesë.

Duke u nisur dhe nga lidershipi i Samsung-ut me kamerat e para Dual Pixel dhe Dual Aperture, Galaxy S10 prezanton teknologjinë e re të kamerës dhe inteligjencën e përparuar që e  bën më të lehtë kapjen e fotove dhe xhirimeve fantastike. Për hërë të parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjërë me një kënd prej 123 gradësh fushëpamje, ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni çdo gjë që shikoni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0