Fuqizohet rrjeti i konsulentëve shqiptarë ACN - Business Magazine Albania

Fuqizohet rrjeti i konsulentëve shqiptarë ACN


Për suportin e bizneseve të konsulencës është ngritur rrjet i konsulentëve dhe ekspertëve shqiptarë ACN. Së fundi, ACN mundësoi organizimin e takimit të rrjetëzimit “Let’get together” – Let make business together”. Takimi kishte si qëllim sjelljen bashkë të Konsulentëve profesionistë shqiptarë pjestarë të platformës së komunikimit në Whatsapp të ACN.

Pjesëmarrësit, të moderuar edhe nga z.Dritan Mezini (Anëtar i Bordit ACN) prezantuan veten dhe shërbimet e tyre përpara një grupi prej 60 konsulentësh.Arben Memo (Drejtues i Bordit ACN), në emër të Bordit dhe anëtarëve të rregjistruar të ACN, bëri një prezantim të shkurtër mbi Historikun, Objektivat dhe Aktivitetet që ACN organizon dhe promovon në suport të Biznesit të Konsulencës. Takimi u përshëndet edhe nga z.Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes.

Ja disa nga eventet e pritshme të ACN për 2019-ën:

1.Forumi i II-të i Konsulencës ( 30 Maj 2019 ).
2. Evente B2B / C2B në bashkëpunim me AITA në javën 4-8 Mars: a) Trajnim “Hoë to organize a B2B event” (1 ditë) b) Trajnim “Export Marketing for IT companies” (2 ditë – ka vend për konsulentë të eksportit).
3. Pjesëmarrje në aktivitetin “Agrotech Expo & Forum” në bashkëpunim me RISI Albania (15-16 Mars – ka vend për anëtarët që japin shërbime në agrobiznes).
4. Klubi i Konsulentëve “Members to Members – MtM” ( mars / qershor /  shtator / dhjetor 2019 – kanë prioritet anëtarët e rinj).
5. Dy Trajnime të dedikuara për CMC në bashkëpunim me BERZH.
6. Aktivitete Networking me Shoqata Biznesi dhe Shoqata analoge të Konsulencës në Kosovë, Itali.
7. Pjesëmarrje periodike në Takimet e Këshillit të Investimeve, të organizuar nga BERZH në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

ACN synon bashkimin e ekspertëve për të gjeneruar më shumë biznes dhe ide me qëllim promovimin dhe mbështetjen e shërbimeve të konsulencës profesionale.
ACN fton anëtarët e platformës në Whatsapp dhe ata që ishin pjesë e takimit të datës 17 Janar 2019, që të anëtarësohen në mënyrë që të mund të kontribuojnë në të gjitha eventet që parashikohen.

Për regjistrime apo informacione shtesë dergoni email në office@albconsulting.org,  vizitoni faqen www.albconsulting.org ose kontaktoni në numrat e telefonit 042233448/0692032520 .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0