Franca synon të taksojë importet e Shein dhe Temu me 2 euro për pako - Business Magazine Albania

Franca synon të taksojë importet e Shein dhe Temu me 2 euro për pako

Parlamenti francez pritet të debatojë këtë javë për një taksë të re prej 2 eurosh mbi importet e modës me vlerë të ulët, e cila do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Masa synon të paraprijë një nismë të ngjashme të Bashkimit Europian, e cila pritet të zbatohet vetëm në vitin 2028.

Nisma franceze synon të godasë platformat kineze të tregtisë elektronike me çmime të ulëta, si Shein dhe Temu, të cilat kanë mbushur tregun europian me produkte shumë të lira, duke ulur konkurrencën e prodhuesve vendas dhe duke shtuar shqetësimet për ndotjen dhe mbetjet tekstile për shkak të qëndrueshmërisë së dobët të produkteve.

Sipas Komisionit Europian, gjatë vitit 2024 në tregun e BE-së kanë hyrë rreth 4.6 miliardë dërgesa me vlerë të ulët (nën 150 euro), shumica prej tyre nga Kina, ekuivalente me 12 milionë paketa në ditë. Komisioni paralajmëroi se këto mallra shpesh janë nën standardet e prodhimit europian, përmbajnë produkte të falsifikuara dhe kanë “gjurmë të rëndë mjedisore dhe klimatike”.

Franca po shqyrton gjithashtu shtimin e një tak­se shtesë mjedisore prej 5 eurosh, e cila mund të arrijë deri në 10 euro për çdo pako deri në vitin 2030.

Lexo edhe: 10 inovacione teknologjike që mund të shpëtojnë Tokën!

Qeveria franceze parashikon se taksa fillestare prej 2 eurosh mbi dërgesat e vogla mund të gjenerojë rreth 500 milionë euro të ardhura deri në fund të vitit të ardhshëm. Ligji ka kaluar tashmë votimin paraprak në Senat dhe pritet të votohet në fazën përfundimtare javën e ardhshme në Asamblenë Kombëtare.

Ministrja franceze e Buxhetit, Amélie de Montchalin, e cilësoi propozimin si një hap përpara në pritje të reformës së Bashkimit Doganor të BE-së në vitin 2028. “Kjo nuk është një taksë për konsumatorët, por një mënyrë për t’i bërë ata që përfitojnë nga një sistem pa përgjegjësi të paguajnë pjesën e tyre të drejtë,” deklaroi ajo.

Aktualisht, mallrat nën vlerën 150 euro në BE nuk i nënshtrohen tarifave doganore, por i nënshtrohen TVSH-së.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0