Franca do të lejojë tifozët të ndjekin ndeshjet në stadiume

Franca do të lejojë tifozët të ndjekin ndeshjet në stadiume

Franca

Stadiumet në Francë do të rihapen për tifozët më 11 korrik, pasi qeveria franceze po lehtëson gradualisht masat shtrënguese, të vendosura për shkak të COVID-19.

Gjithsesi, për momentin duket e pamundur që stadiumet të mbushen si më parë. Si fillim do të lejohen vetëm 5000 spektatorë, që do të kenë mundësinë edhe të ruajnë distancën fizike nga njëri-tjetri.

Tashmë tifozët do të mund të ndjekin nga afër ndeshje miqësore të ekipeve të tyre, pasi sezoni futbollistik në Francë është mbyllur në datën 30 prill dhe sezoni i ri pritet të rinisë sërish në datën 22 gusht.

Lexoni: Smartwatch i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut

Në rast se gjërat shkojnë mirë, atëherë deri në nisjen e sezonit të ri mund të rritet edhe numri i tifozëve, që do lejohen të ndjekin ndeshjet në stadiume.

Kampionati francez ishte i vetmi ndër pesë kampionatet më të forta të Evropës, që vendosi për mbylljen e sezonit në prill.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0