Founder Mindset/ Bujar vs. Edlira: Dy mënyra për t’u përballur me të njëjtën sfidë - Business Magazine Albania

Founder Mindset/ Bujar vs. Edlira: Dy mënyra për t’u përballur me të njëjtën sfidë

Çfarë ndodh kur të njëjtat pyetje marrin përgjigje nga dy mendje të ndërtuara ndryshe? Bujar Bakiu, themelues i Solaris Nexus dhe Edlira Martiri, themeluese e Cyber Morfosis ndajnë jo vetëm rrugëtimin e tyre si themelues, por edhe filozofinë që fshihet pas çdo zgjedhjeje të vështirë. Ai nis nga një ide që nuk të lë të flesh natën; ajo nis nga një problem real që nuk mund të injorohej më. Të dy janë dëshmi se sipërmarrja nuk është thjesht një hap i guximshëm, por një proces i thellë reflektimi dhe ndërtimi me qëllim.

BUJAR BAKIU 

Cila ishte ideja që nuk ju linte rehat, deri sa u bë biznes?
Ndërtimi i Solaris Nexus, zgjidhja që përdor AI për të parashikuar sasinë e energjisë së prodhuar nga parku solar në të ardhmen e afërt, është ideja që më ka nxitur për më shumë se 3 vite. Më në fund është realitet 😊.

Çfarë keni mësuar nga një dështim që ju ka ndryshuar si themelues?
Take the initiative, be the first to start the conversation.
Kur ne e nisëm bisedën me një klient potencial, kuptuam që ishim 2 vjet me vonesë. Kështu kemi humbur disa mundësi të mëdha, thjesht sepse nuk e iniciuam bisedën me klientët në kohën e duhur.

Nëse do të fillonit sot nga fillimi, çfarë do të bënit ndryshe?
Do të përqendrohesha më shumë në nismën për të biseduar me klientët potencialë. Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë, prandaj është e rëndësishme të kontaktosh të gjithë personat interesantë, por me autenticitet!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0