Fotot e dyqaneve bosh gjatë Black Friday, na tregojnë shumë...

Fotot e dyqaneve bosh gjatë Black Friday, na tregojnë shumë…


Për shumë vite, Black Friday ishte dita kur dyqanet ishin plot e përplot me klientë.

Ndërsa disa tërhoqën goxha njerëz për Thanksgiving me shitjet për Black Friday, disa të tjerë, ishin thuajse bosh.

Por ky nuk është një lajm tërësisht i keq. Sipas Adobe Analytics, njerëzit shpenzuan 2.9 miliardë $ për blerjet online.

Le t’i hedhim një sy disa prej dyqaneve:

Shumë pak njerëz duket se kane vizituar pikat e Target.

 

https://www.instagram.com/p/Bb4cktfFuc-/

Edhe për vetë amerikanët, e gjithë kjo ka qenë tepër e papritur dhe e çuditshme.

Sipas Adobe Analytics, ka një rritje me 18% përsa i përket volumit të shitjeve.

I gjithë ky, është një mesazh i qartë për të gjithë ne. Blerjet online po kalojnë blerjet fizike në dyqan. Por, në një formë apo në një tjetër kjo mënyrë po i bën njerëzit më pak socialë dhe të mbyllur brenda kornizave të shtëpive të tyre. Ndërkohë që shumë vende pune nga pak po humbin, sepse nevoja e personelit nëpër dyqane, po ulet. E teksa njerëzit po shpenzojnë më shumë, duket se po humbasin disa gjëra nga e kaluara.

Black Friday kështu, bëhet një dëshmitare e fortë se sa i rëndësishëm për bizneset është të kenë një dyqan online.

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0