Ndërsa disa tërhoqën goxha njerëz për Thanksgiving me shitjet për Black Friday, disa të tjerë, ishin thuajse bosh.
Por ky nuk është një lajm tërësisht i keq. Sipas Adobe Analytics, njerëzit shpenzuan 2.9 miliardë $ për blerjet online.
Le t’i hedhim një sy disa prej dyqaneve:
Shumë pak njerëz duket se kane vizituar pikat e Target.
https://www.instagram.com/p/Bb4cktfFuc-/
https://www.instagram.com/p/Bb2vO-cle1o/
Edhe për vetë amerikanët, e gjithë kjo ka qenë tepër e papritur dhe e çuditshme.
Sipas Adobe Analytics, ka një rritje me 18% përsa i përket volumit të shitjeve.
I gjithë ky, është një mesazh i qartë për të gjithë ne. Blerjet online po kalojnë blerjet fizike në dyqan. Por, në një formë apo në një tjetër kjo mënyrë po i bën njerëzit më pak socialë dhe të mbyllur brenda kornizave të shtëpive të tyre. Ndërkohë që shumë vende pune nga pak po humbin, sepse nevoja e personelit nëpër dyqane, po ulet. E teksa njerëzit po shpenzojnë më shumë, duket se po humbasin disa gjëra nga e kaluara.
Black Friday kështu, bëhet një dëshmitare e fortë se sa i rëndësishëm për bizneset është të kenë një dyqan online.
burimi: Business Insider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

