Forumi i Bashkinvestimeve dhe Rrjetëzimit, së shpejti në Prizren (VIDEO)

Forumi i Bashkëinvestimeve dhe Rrjetëzimit, së shpejti në Prizren (VIDEO)


Më 5 korrik 2019 në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, do të bëhet hapja zyrtare e Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit.

Përmes këtij forumi tre-ditor, Organizata Germin në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe partnerë të tjerë, do të sjellin së bashku investitorë potencialë nga Diaspora, të huaj dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe forumeve ekonomike.

Nikoqiri i kësaj ngjarje, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka do të bëjë hapjen e forumit, ku do të përshëndesin edhe mysafirë të veçantë nga kori diplomatik në Kosovë dhe personalitete të shquara nga Diaspora.

Në kuadër të këtij forumi, Germin ka paraparë:

  • Hapjen e forumit më 5 korrik 2019, që do të përcillet me një ngjarje rrjetëzimi;
  • Panairin me produkte vendore në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Turizimit dhe Zhvillimit Ekonomik, për të promovuar produktet lokale të Prizrenit. Pas panairit, do të zhvillohen (3) panele të diskutimit të cilat do të mbahen në Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit (ish-kampi i KFOR-it Gjerman). Në këto panele të diskutimit do të trajohet ambienti biznesor në Kosovë, potenciali i Diasporës, dhe mundësitë e krijimit të urave bashkëpunuese për investime. Këto aktivitete do të mbahen më 6 korrik 2019;
  • Takimet Bizneset tek Bizneset (B2B), dhe lansimi i Zyrës së Diasporës do të jenë aktivitet përmbyllese të cilat mbahen më 7 korrik 2019.
  • Përmes këtij forumi synohet të rritet angazhimi i diasporës në nivelin lokal, përmes investimeve direkte, partneriteteve dhe shkëmbimeve të njohurive. Prandaj, programi do të përfshijë edhe Prezantimin e Projekteve kapitale të Komunës së Prizrenit; Vizitë Prezantuese tek Zona e Re Ekonomike (Lubizhdë-Korishë) dhe vizita kulturore.

BusinessMag do të ndjek zhvillimet e forumit në kohë reale.

InvestinPrizren

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0