Ford pushime masive nga puna në Europë. Unionet “kërcënojnë” me greva - Business Magazine Albania

Ford pushime masive nga puna në Europë. Unionet “kërcënojnë” me greva

Prodhuesi i makinave me bazë në SHBA, Ford Motor po planifikon të shkurtojë deri në 3200 vende pune në të gjithë Evropën, me shkurtimet që prekin kryesisht stafin në Gjermani. Kompania thuhet se po planifikon të zhvendosë disa punë për zhvillimin e produkteve në Shtetet e Bashkuara, tha të hënën sindikata gjermane IG Metall, duke u zotuar për greva që do të shkatërronin zinxhirin e prodhimit, për kompaninë amerikane, nëse shkurtimet vazhdojnë.

Rritja e kostove për materialet e baterive të automjeteve elektrike dhe ngadalësimet e parashikuara në ekonomitë amerikane dhe evropiane po u bëjnë presion prodhuesve të automjeteve për të ulur shpenzimet. Lufta e çmimeve të makinave elektrike e nisur nga Tesla në fillim të këtij muaji e ka intensifikuar presionin, thanë analistët.

Gjermania do të goditet më keq

Kompania dëshiron të heqë deri në 2,500 vende pune në zhvillimin e produktit dhe deri në 700 në role administrative, me fabrikën në Gjermani që është më e prekura, tha IG Metall.

Punëtorët në fabrikën e prodhuesit të makinave amerikane në Këln, e cila punëson rreth 14,000 njerëz – duke përfshirë 3,800 në një qendër zhvillimi në zonën e Merkenich – u informuan për planet në mbledhjet e këshillit të punës të hënën.

Një zëdhënës në selinë e prodhuesit të automjeteve në Michigan tha se diskutimet me këshillat gjermanë të punës po vazhdonin dhe se kompania duhet të jetë “më konkurruese” ndërsa kalon tek makinat elektrike.

Lexo edhe: Spotify do të shkurtojë 6% të stafit, CEO: “Pranoj gabimin. Investuam më shumë se të ardhurat tona”

Në fillim të vitit të kaluar, Ford njoftoi një investim prej 2 miliardë dollarësh për të zgjeruar prodhimin në fabrikën e tij në Këln për të bërë një model tërësisht elektrik për tregun masiv. Fabrika aktualisht prodhon Ford Fiesta, si dhe motorë dhe transmisione.

Prodhuesi i makinave, i cili punëson rreth 45,000 njerëz në Evropë, po planifikon shtatë modele të reja elektrike në rajon, një vend montimi baterish në Gjermani dhe një ndërmarrje të përbashkët për prodhimin e qelizave nikel në Turqi, si pjesë e një shtytjeje të madhe EV në kontinent.

Megjithatë, ajo paralajmëroi qershorin e kaluar për shkurtime “të rëndësishme” të vendeve të punës në një afat të shkurtër në fabrikën e saj në Spanjë dhe fabrikën e saj në Saarlouis, Gjermani, pasi kalimi në prodhimin e makinave elektrike nënkuptonte se do të kërkonte më pak orë pune për të montuar makina./ Electrek 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0