FMN apelon që të ndihmohen vendet e varfëra - Business Magazine Albania

FMN apelon që të ndihmohen vendet e varfëra

Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë thirrje pjesëtarëve të saj që të rrisin ndihmat drejt vendeve të varfëra gjatë pandemisë. FMN-ja argumenton se masat anti-Covid do të zgjasin dhe këto vende nuk do të kenë mundësi të rimëkëmbin ekonominë e tyre edhe për disa kohë. Vendet pjesë e FMN-së duhet të zgjerojnë huatë koncensionare me këto vende që paratë të bëjnë të mundur procesin e vaksinimit.

‘’Pandemia na bëri të kuptojmë që ne jemi të ndërvarur nga njëri-tjetri. Siç na ka këshilluar dhe SHBA, të punojmë të gjithë së bashku qe te mundohemi të zhvillojmë vendet në krizë,’’ shprehet drejtoresha e FMN-së.

Administrata e Donald Trump bllokoi rezervat prej 500 milionë dollarë dhe dështoi plani për t’i dërguar vendeve të pa zhvilluara. Sekretarja e Thesarit të administratës së Joe Biden, tha se do ta analizojë situatën dhe do të studiojnë mënyrat se si mund t’i ndihmojnë këto vende. Që nga Marsi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka investuar 100 miliardë dollarë të mundësuar huamarrjen nga rreth 80 shtete dhe të vlefshme për dy herë.

LEXO: FMN rishikon në ulje vlerësimin për rritjen ekonomike në Shqipëri

Afrika është vendi që ka pasur më shumë nevojë për ndihmë gjatë pandemisë. ‘’Për herë të parë në dekada, varfëria po rritet, uria po rritet.  Pse duhet të shqetësohemi për këtë kudo?  Sepse ne mbështetemi në ekonomitë në zhvillim për rritje dinamike. Nëse ato nuk rriten, kjo është diçka negative për ekonominë botëror,’’ u shpreh drejtoresha e FMN-së.

FMN-ja tregon se nëse do mundemi të përshpejtojmë vaksinimin rreth botës, të ardhurat ekonomike mund te rriten rreth 9 trilionë dollarë deri në 2025.

BLOOMBERG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0