Fluturime falas për të gjithë jetën vetëm sepse lindi në avion! - Business Magazine Albania

Fluturime falas për të gjithë jetën vetëm sepse lindi në avion!

Fluturime falas për të gjithë jetën vetëm sepse lindi në avion!

EgyptAir i ka dhuruar një biletë falas për gjithë jetën një foshnjeje të sapolindur, e cila lindi gjatë një fluturimi nga Kajro drejt Doualas, Kamerun.

Mediat egjiptiane raportuan të shtunën se një grua nga Kameruni ka lindur gjatë fluturimit MS887 të EgyptAir, i cili po operonte me një avion Boeing 737-800. Linja ajrore njoftoi se pasagjeri i papritur do të marrë bileta falas për gjithë jetën si një dhuratë të veçantë. “Ekuipazhi i kabinës së EgyptAir ndihmoi pasagjeren në lindjen e foshnjës gjatë fluturimit. Pas lindjes së suksesshme, ekuipazhi ofroi të gjithë ndihmën e parë të nevojshme për nënën dhe të sapolindurin,” thuhet në raporte.

Lexo edhe:Shkencëtarët konfirmojnë një ‘gjendje të tretë’ misterioze përtej jetës dhe vdekjes: Çfarë është kjo?

Fluturimi bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Kufra në jug të Libisë, ku ishin bërë marrëveshje me autoritetet libiane për të pritur nënën dhe foshnjën dhe për t’i transferuar në Spitalin Kufra për kujdes të mëtejshëm.

Pas konfirmimit se të dy ishin në gjendje të mirë shëndetësore, fluturimi vazhdoi udhëtimin e tij drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Doualas në Kamerun.

TP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0