Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se do të shtyhet afati i penalizimeve për subjektet që nuk aplikojnë procesin e fiskalizimit. Penalizimet nisin me 1 Janar 2022.
Kompania e konsulencës për çështje fiskale dhe ligjore ZLA Consulting, ka njoftuar klientët e saj se, të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe për rrjedhojë nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara, duhet të marrin masat për të kryer procedurën e çregjistrimit të këtyre pajisjeve fiskale në përdorim.
Çregjistrimi i pajisjeve fiskale që nuk përdoren nga subjekti tatimpagues është detyrim ligjor, kujtojnë tatimet dhe zyra e konsulencës. Ndërkohë, përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021. Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021.
Për më shumë Shkarkoni këtu Dokumentet
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.