Fiskalizimi/ Denaj: Koha për një administratë me standarde evropiane - Business Magazine Albania

Fiskalizimi/ Denaj: Koha për një administratë me standarde evropiane

Që prej 1 janarit procesi i fiskalizimit ka hyrë në fazën e parë të implementimit në vendin tonë nga Ministria e Financave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një takim me përfaqësues të enteve publike ku u shpreh se, ka ardhur koha që të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar.

“Ka ardhur koha që ne të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar. Çka do të thotë që, ne nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene dhe kjo lidhet sa me avancimin në teknologji, aq edhe me nismat që ka marrë qeveria shqiptare vitin e kaluar që, biznesi me një qarkullim deri në 14 milionë lekë tatim fitimin e ka zero dhe është rritur pragu i TVSH-së  nga 2 në 10 milionë lekë. Çka e bën që 2/3 e bizneseve  në të gjithë vendin  të punojnë të qetë në aktivitetin e tyre”, u shpreh Denaj.

LEXO: Fiskalizimi, synohet rritja e të ardhurave në buxhet

Që prej 1 janarit ka një detyrim ligjor për të mos pranuar fatura, të cilat nuk janë të fiskalizuara. Tre janë fazat që do të implementohen në këtë proces. Faza e parë, bizneset që kanë marrëdhënie me entet publike fiskalizohen dhe në vijim bashkë me certifikatën elektronike mundësojmë lëshimin e faturës elektronike. Faza e dytë fillon në 1 korrik dhe është marrëdhënie e bizneseve me njëri-tjetrin, por për ato transaksione që kalojnë nëpërmjet llogarive bankare dhe faza e tretë, në 1 shtator marrëdhëniet me para në dorë, ato që në fund kompletojnë të gjithë procesin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0