Fintech Stars, një program akselerimi (financimi) mbështetur nga Seedstarts, është në kërkim të startup-eve fintech, insutech dhe e-commerce nga Shqipëria, Europa Qendrore dhe Azia. Programi nis në datën 26 Prill dhe përfundon në 21 Korrik në Astana, Kazakistan.
Marrëveshja e investimeve përfshin:
- Investim fillestar deri në 20,000 dollarë.
- Grant (in-kind) shërbimesh dhe përfitime prej 132,000 dollarësh.
- Deri në 350,000 dollarë investime në vazhdim.
Fintech po kërkon për sipërmarrje me një ekip të fortë, shkallëzim ndërkombëtar dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Njësi ekonomike me përfitime.
- Të ardhura mujore minimumi prej 5,000 $ (periodike).
- Sektorët kryesorë: Fintech, Insurtech, E-commerce.
- Deri më tani të kenë arritur më pak se 1 milionë $ të ardhura.
Afati përfundimtar i regjistrimit: 1 Prill, 2018.
Kontakte dhe formulari i aplikimit.
Për më shumë detaje rreth programit dhe aplikimit klikoni KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto