Financim Alternativ - nga IDEA & Swiss EP

Financim Alternativ – nga IDEA & Swiss EP


Sigurisht që Plani juaj i Biznesit ka marrë formë dhe tani është momenti për të gjeneruar financim.

Në aktivitetin informues organizuar nga projektet IDEA dhe Swiss EP mbi burime financimi alternativë, është e ftuar Jes Baily, eksperte e crowdfunding/financim alternativ dhe themeluese e “Crowdfund 360”.

Jes ka si qëllim të ndihmojë sipërmarrësit të gjenerojnë fonde për projektet që ata dëshirojnë të realizojnë, si dhe njëkohësisht t’i mbështesë të arrijnë një audiencë të gjerë dhe të bëjnë marketing efektiv.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë dhe diskutojnë me Jes për crowdfunding dhe faktorët e suksesit. Jes ka provuar që ka 80% sukses në iniciativat që ka patur dhe ka mbështetur.

Mos e humbisni këtë aktivitet për të njohur mundësi financimi, si dhe për të pirë një gotë birrë dhe diskutuar me njëri-tjetrin.

Për më shumë profili i Jes:
https://www.linkedin.com/in/jes-bailey-49057b83/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0