FILMAT E FRIKSHËM DHE TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE

Filmat e frikshëm dhe të drejtat e pronësisë intelektuale


(Filmat për Halloween)

Dashuri apo urrejtje, zombit dhe vampirët  janë bërë pjesë të ‘Halloween’’. Nga një kërkim i vogël, që bëmë, po ju sjellim disa fenomene, që kanë të bëjnë me Pronësine Intelektuale, të lidhura me filmat e frikshëm të bërë ndër vite…

Nata e të vdekurve të gjallë (1968)

Film kult klasik “Nata e të vdekurve të gjallë” u bë një film familjar, pavarësisht filmimit në një buxhet të vogël. Filmi shkoi direkt në përdorim publik pasi krijuesit nuk arritën të paraqisnin një të drejtë autori të re pas ndryshimit të emrit. Kjo do të thotë që nga dita e parë, njerëzit ishin të lirë të përdorin dhe të përshtatin punën krijuese siç e panë të arsyeshme. Ky gabim i paqëllimtë krijoi një lëvizje që ndihmoi në nxitjen e këtij prodhimi të pazakontë,  për famën e filmit kult dhe krijuesit përfituan nga pasojat e tregtimit.

Resident Evil (2002)

Resident Evil filloi jetën si një lojë video me temë mumje të quajtur “Biohazard”, e lëshuar nga studioja japoneze Capcom në vitin 1996. Duke kuptuar potencialin e saj, të drejtat u blenë nga një kompani filmike dhe filmi i parë “Resident Evil” u shfaq në vitin 2002. Në një sesion 2014 P & P me investitorë, Capcom është raportuar të ketë thënë se: “Krijimi i pronës së re intelektuale është një nga prioritetet tona. Ne ndajmë rreth 20% të investimeve çdo vit fiskal në pronën intelektuale dhe jemi vazhdimisht duke punuar në zhvillimin e aseteve të reja intelektuale “.

28 Days Later (2002)

28 Days later, u bë një goditje surprizë, veçanërisht në SHBA, dhe pavarësisht faktit se ajo u prodhua me një buxhet prej vetëm 8 milionë dollarë. Kenga e cila u be menjëherë e njohur, më pas u liçencuan për përdorim në një fushatë reklamash të Louis Vuitton dhe si një version i modifikuar, mund të dëgjohet në komedinë e zezë superhero në vitin 2010, “Kick-Ass”. 

 

Night Watch and Day Watch (2004 and 2006)

Night Watch and Day Watch – Bazuar në librat e autorit të famshëm rus Sergei Lukyanenko, kjo duologji e vampirizmit ishte një goditje shpuese në Rusi dhe në CIS. Sipas faqes Kinopoisk.ru, “Day Watch” është filmi i gjashtë më i madh i filmave rusë të të gjitha kohërave në kinemanë ruse. Në mënyrë që të mbajë një hap përpara komedisë jo e sanksionuar “re-dubs”, Lukyanenko u bashkua me disa emra të njohur në kinemanë ruse, të tilla si artist Leonid Volodarskiy, për të prodhuar komedinë e tij unike ruse, e cila u bë një hit kinemaje, me titull ‘Night Bazar’.

Train to Busan (2016)

Ky film me zombie nga Republika e Koresë është bërë një poster me potencial ndërkombëtar të të drejtave të pronësisë intelektuale të tregut aziatik. Jo vetëm që filmi i theu rekordet në Republikën e Koresë dhe në të gjithë Azinë, por pati një luftë të madhe, për të fituar të drejtat e gjuhës së huaj, dhe u pa se ‘The Gaumont Film Company’ doli në krye në një luftë çmim-ofertë, e cila përfshinte kompani të tilla si Fox dhe Sony.

(wipo.int)

Përshtati: Albana Laknori

Senior Expert e Pronësisë Intelektuale

albanalaknori@gmail.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0