FED invest, mbështet fermerët edhe falë Japonisë - Business Magazine Albania

FED invest, mbështet fermerët edhe falë Japonisë


Prej 27 vitesh FED invest po zhvillon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët. Përvoja e fituar ndër vite përmes Shoqërive të Kursim Kreditit ka bërë që FED invest të mbulojë sot mbi 1700 fshatra në të gjithë territorin e vendit.

Këtë muaj, Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shoqërisë të Kursim Kreditit FED invest. Takimi kishte në fokus mbarëvajtjen gjatë vitit të parë të implementimit, të projektit për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri, FIAS”.

Projekti për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri” është një projekt i mbështetur nga JICA, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili implementohet nga FED invest. Ky projekt synon të përmirësojë mjedisin e përgjithshëm të IT-së në FED invest dhe të ndihmojë mbi 50.000 familje të vogla që jetojnë në zonat rurale dhe hasin vështirësi në sigurimin e një kredie bankare, të kenë akses financiar me qëllim që të vetëpunësohen ose të ngrenë biznesin e tyre.

Gjatë vitit të parë të implementimit, u krye një studim në mbi 1.000 familje që jetojnë në zonat rurale, për të kuptuar më mirë nevojat e tyre për shërbimet financiare dhe jofinanciare.

Ndërkohë, FED invest ka përmirësuar pjesën e IT.

FED invest plotëson kushtet e Kodit Europian të sjelljes së mirë në fushën e Mikrofinancës.

Komisioni Europian, në dhjetor 2018 vlerësoi se FED invest plotëson të gjitha kushtet e Kodit për ofrimin me standarde të larta evropiane të huadhënies në mikrofinancë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0