FBI sheh interes në rritje të hakerëve rusë në firmat energjetike amerikane - Business Magazine Albania

FBI sheh interes në rritje të hakerëve rusë në firmat energjetike amerikane

firmat energjetike

FBI paralajmëron se është rritur interesi i hakerave rusë për kompanitë energjetike, pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Por, ajo nuk ofron ndonjë tregues nëse është planifikuar një sulm i veçantë kibernetik.

Një njoftim i FBI-së, i marrë nga Associated Press, thotë se hakerat rusë kanë skanuar të paktën pesë kompani energjetike për dobësi dhe të paktën 18 kompani të tjera në sektorë, duke përfshirë bazën industriale të mbrojtjes dhe shërbimet financiare.

Skanimi i një rrjeti për të meta ose dobësi është i zakonshëm dhe nuk nënkupton një sulm të mundshëm, megjithëse aktiviteti ndonjëherë mund të jetë pararendës i një të tillë. Paralajmërimi i FBI-së, thekson shqetësimet e rritura të administratës Biden për sigurinë kibernetike, për shkak të luftës së Rusisë me Ukrainën.

Lexoni: Si mund të duket një sulm kibernetik rus në SHBA dhe si mund të ndikojë tek ju

Të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po shqyrtonte nisjen e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës kritike në SHBA. Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja e Sigurisë Kombëtare e Shtëpisë së Bardhë për kibernetikën dhe teknologjitë në zhvillim, shprehu zhgënjimin në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se disa entitete infrastrukturore kritike nuk kanë arritur të rregullojnë të metat e njohura të softuerit që mund të shfrytëzohen nga hakerat rusë.

Ndërkohë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës paralajmëroi potencialin e lartë të sulmeve kibernetike në të ardhmen dhe bëri thirrje që të përforcohen aksionet për të mbrojtur veten.

Këshilli i FBI-së ndan 140 adresa IP, të cilat thotë se kanë qenë të lidhura më parë me skanimin e infrastrukturës kritike në SHBA prej marsit 2021. Ky skanim është rritur që nga fillimi i luftës muajin e kaluar, thotë alarmi, “duke çuar në një mundësi më të madhe të ndërhyrjeve në të ardhmen.”

Këshilli thotë se megjithëse FBI e pranon se aktiviteti i skanimit është i zakonshëm, adresat IP janë të lidhura me aktorë kibernetikë, të cilët më parë, “kanë kryer aktivitet shkatërrues kibernetik kundër infrastrukturës kritike të huaj”. Në këtë rast, aktiviteti i skanimit “ka gjasa të tregojë fazat e hershme të zbulimit”.

/associatedpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0