Facebook po pergatit pergjimin total te perdoruesve te ketij rrjeti social - Business Magazine Albania

Facebook po pergatit pergjimin total te perdoruesve te ketij rrjeti social


Rrjeti me i madh social ne bote Facebook eshte duke zhvilluar nje aplikacion mobil qe do te ndjeke levizjet e perdoruesve ne kohe reale, duke perdorur te dhenat nga sistemi GPS, rrjetet celulare, dhe pikat Wi-Fi. 
 
Programi mund te punoje edhe gjate regjimit te perdorimit te disa aplikacioneve njekohesisht nga perdoruesit e rrjetit social.
 
Programi pritet te hidhet ne qarkullim ne muajin mars. Duke nxjerre nje aplikim te tille rrjeti social Facebook synon t’i marre perdoruesit sherbimit te njohur Foursquare dhe te fitoje te ardhura nga reklamat “targetable”. 
 
Aplikacioni i ri do te ndihmoje miliarda perdoruesit e Facebook te gjejne se cilet nga miqte virtual ndodhen afer, nepermjet formave te vecanta te njoftimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0