Facebook i shpall lufte Skype - Business Magazine Albania

Facebook i shpall lufte Skype


Marsi i 2013-es mund te shenoje fundin e Skype si nje nga sherbimet e preferuar te VolP ne nivelin global. Ate e mposht, nje nga partneret industriale me te fuqishem sic eshte Facebook.

Me nje perditesim te aplikacionit Messenger si per desktop dhe per celular, ne fakt njerezit e Zuckerberg po i lejojne gradualisht perdoruesve te telefonojne falas.

Ky sherbim prej disa javesh eshte i disponueshem ne SHBA, Kanada dhe Angli dhe te merkuren u lancua dhe ne Itali, Gjermani, France dhe Spanje. Termet mes Facebook dhe Microsoft?!

Skype dhe Facebook bashkepunuan per te pakten dy vjet me projektin e thirrjeve me video te integruar ne chat dhe messenger. Por, sipas Wired America, partneriteti u ndal aty.

Skype, kontrollohet nga Microsoft dhe vete Microsoft kontrollon Bing, motorin e kerkimit te perdorur nga Facebook per kerkime jashte rrjetit social. Megjithate eshte heret te flasim per nje krize diplomatike mes dy gjigandeve.

Tani per tani, Facebook ka folur per teste telefonatash, jo per nje sherbim komercial. Megjithate, lidhjet e Redmond me Palo Alto rrezikojne te pesojne nje goditje te rende.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0