Facebook Home vleresohet me nje yll nga 44% e perdoruesve ne Google Play - Business Magazine Albania

Facebook Home vleresohet me nje yll nga 44% e perdoruesve ne Google Play


Mesa duket perdoruesit e Android nuk jane te kenaqur me aplikacionin e fundit Facebook Home. Vetem nje dite pas lançimit, 44% e perdoruesve e kane vleresuar ate me nje yll, ndersa 19.4% i kane dhene vleresimin maksimal (5 yje). Ne total, te gjitha keto japin nje vleresim te pergjithshem prej 2.5 yjesh.
 
Deri diten e diel ne mbremje, vleresimi ishte ulur ne 2.4 yje. Nje nga arsyet kryesore pse perdoruesit po e refuzojne Facebook Home eshte impakti qe sjell ky aplikacion ne telefonin e tyre. Duke e instaluar, behemi te varur nga Facebook-u duke marre gjate gjithe kohes njoftime dhe te reja nga rrjeti social.
 
Per me teper, perdoruesit po ankohen edhe per menyren se si eshte ndertuar aplikacioni, me shume pak mundesi personalizimi. Nga ana tjeter, ka edhe perdorues te cilet mezi e kane pritur lançimin e aplikacionit duke dhene keshtu edhe vleresimet e tyre me te larta per te. Ata jane pergjithesisht perdorues qe punojne per nje kohe te gjate ne Facebook gjate dites, apo edhe thjesht ata qe jane te obsesionuar pas rrjetit. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0