E ftuara e radhës në serinë e Youth Talks është sipërmarrësja Ina Kocibelli.
Ina Kocibelli u frymëzua për t’u bërë një sipërmarrëse në një moshë shumë të re. E lindur në Shqipëri dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara, Ina mësoi se kufijtë e vetëm në jetë janë ato që ne i vendosim vetes tonë. Ina është një tregtare dhe këshilltare e suksesshme në tregun e këmbimeve valutore.
Ajo gjithashtu ka filluar kompaninë e vet BellaFx ku ndihmon individët të mësojnë rreth tregut Forex. Ajo shpreson të bëjë një ndryshim në mënyra të ndryshme në botë dhe një prej tyre është të motivojë femrat të hyjnë në botën financiare në mënyrë që të arrijnë lirinë e tyre financiare.
Eventet Youth Talks janë të ndërtuar sipas konceptit fireside në të cilin kordinatori i eventit, Mateo Prifti zhvillon një bisedë joformale në formën e një interviste përballë një audience live.
Të gjitha seritë e mbledhjeve të Youth Talks synojnë jo vetëm angazhimin dhe frymëzimin e të rinjve, por ato janë dhe një iniciativë e cila na shtyn të flasim për tema të rëndësishme për të ardhmen tonë për të cilat ne mund të veprojmë. Ne e shohim këtë si diçka edukuese për zhvillimin e liderëve të së ardhmes me fokus primar në aftësitë e tyre për jetën.
Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.