Workshop: "Fake News, problem i medias apo i demokracisë?" - Business Magazine Albania

Workshop: “Fake News, problem i medias apo i demokracisë?”


Duke u nisur nga vëmendje që shkaktoi përzgjedhja e “Fake news” si një nga fjalët më të përdorura të vitit 2017, në një artikull të datës 28 janar 2018, gazeta “Telegraph”, autorët James Titcomb dhe James Carson hulumtonin gjerësisht mbi origjinën, përkufizimin, tipologjitë dhe mënyra e përballjes me pasojat që sjell përhapja e lajmeve të rrema.

Opinioni publik ndërkombëtar, duhet t’i njohë meritën presidentit amerikan Donald Trump për popullarizimin e kësaj fjale. Nëse do të ishte e nevojshme të hidhnim dritë mbi historikun e konceptit “fake news”, nuk mund të lemë pa përmendur 18 muajt e fundit, si periudhën kur kjo fjalë u bë tepër e njohur për publikun anë e mbanë botës.

Megjithatë “fake news” ka një histori si term që shkon përtej, zgjedhjeve të fundit amerikane. Fenomeni sot ka marrë përmasa mjaft të gjera, duke përfshirë në diskutime dhe debate si njerëz të medias, gazetarë, analistë, studiues por edhe ekspertë të politikës dhe sigurisë.

Falë teknologjisë së informacionit, e cila çoi në rënien e barrierave të komunikimit, në epokën dixhitale, “fake news” apo lajmi i rremë është një çështje e diskutueshme edhe në kontekstin shqiptar. Pyetja kryesore që shtrohet sot në lidhje me “fake news” ka të bëjë me faktin nëse, fenomeni, dhe pasojat e tij, janë një problematike e komunitetin të medias apo diskutimi duhet të shtrihet edhe mbi ndikimin që ka mbi demokracinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0