Women in Business Fair - Business Magazine Albania

Women in Business Fair


Çfarë mendoni për femrat sipërmarrëse?

Në pasditen e 2 Tetorit, Ambasada Hollandeze në Tiranë do të sjellë së bashku sipërmarrës, iniciativa të biznesit social, shoqëri civile dhe partnerë të tjerë të ambasadës për një panair që synon bashkëpunim dhe frymëzim.

Ambasada Hollandeze beson se mbështetja e femrave sipërmarrëse është çelësi i rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike. “Women in Business Fair” ofron mbështetje të barabartë për të ndihmuar pronarët e bizneseve anembanë vendit të kalojnë kufizimet që tradicionalisht i kanë mbajtur sipërmarrëset femra pas. Panairi organizohet në partneritet të ngushtë me Shoqatën Së Bashku për Jetën dhe NAWE-Rrjetin e Femrave Sipërmarrëse Shqiptare.

Hyrja është falas për të gjithë, por për të konfirmuar pjesëmarrjen dërgoni një mesazhi privat në Facebook.

Programi:

17:00 – 17:05 Hapja nga Ambasadorja Dewi van de Weerd

17:05 – 17:10 Ministrja e Sipërmarrjes në Shqipëri Znj. Sonila Qato

17:10 – 17:50 Shfaqja e Dokumentarit “Rruga” nga Su Tomesen

17:50 – 18:10 Prezantimi i Librit Elizabeth Gowing

18:10 – 19:00 Femrat në Panairin e Biznesit, pije, Network

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0