Vjen në Tetor konferenca “WOMEN IN TECH”

Vjen në Tetor konferenca “WOMEN IN TECH”


Woman in tech

Në kuadër të muajit Europian për Ndërgjegjësimin ndaj Sigurisë Kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), në partneritet me institucione të tjera të fushës në Shqipëri, do të organizojnë në datën 21 TETOR 2019, nga ora 09:00 deri në 13:00 konferencën “WOMEN IN TECH”. Ky event do të mbahet në ambientet e hotel “The Plaza Tirana”.
Konferenca ka në fokus gra dhe vajza, të cilat studiojnë dhe kanë ndërtuar karrierën e tyre në fushën e TIK dhe më specifikisht, në fushën e Sigurisë Kibernetike. Qëllimi i eventit është motivimi dhe këshillimi i pjesëmarrësve për zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti studentët dhe profesionistët e rinj. Për të treguar rëndësinë e sigurisë kibernetike, ekspertë të fushës do të realizojnë demonstrime live, duke treguar rreziqet e incidenteve të sigurisë dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tyre.

Mund t’i bashkoheni këtij eventi për t’u njohur me historitë e suksesit të grave e vajzave në fushën e TIK dhe të krijoni ura bashkëpunimi me kompanitë e kësaj fushe për të krijuar karrierën që keni dëshiruar! Pjesëmarrja në këtë aktivitet është falas, por të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen dhe të rezervojnë biletën hyrëse në Eventbrite, pasi numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni në adresën e email: info@cesk.gov.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0