Transformimi dixhital me Dritan Pecinin

Transformimi dixhital me Dritan Pecinin


Jemi të lumtur të për herë të parë World Produkt Day në 23 Maj, e cila do të përfshijë evente nga 80 vende nga e gjithë bota, përfshirë dhe qytetin e Tiranës.

Kemi vendosur të flasim për Dixhitalizimin në Tiranë, dhe jo vetëm për marketingun apo produktet dixhitale, por si të bëheni dixhital si kompani.

Me pjesëmarrjen e Dritan Pecinit si folës kryesor. I lindur në Tiranë, rritur në Athinë dhe jeton në Melbourne. Dritan Pecini e ka marrë pjesën më të madhe të përvojës së tij nga Industria Australiane Teknike. Gjatë kohës së qëndrimit në Melbourne, ai ka studiuar dhe punuar në biznesin e tij për fushën e edukimit dhe medias. Pas kthimit të tij në Shqipëri ai e drejtoi Strategjinë e Marketingut Dixhital përmes “DDB Albania & Montenegro” për kilentë si Raiffeisen Albania dhe Telekom Montenegro. Aktualisht, Dritani drejton Angjencinë e tij dixhitale që mban emrin e tij.

Më shumë se 80 vende në të gjithë botën do të zhvillojnë takimin e tyre ProductTank dhe do ta dokumentojnë atë live në rrjetet sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0