Trajnim për "Social Media Strategy & Marketing" - Business Magazine Albania

Trajnim për “Social Media Strategy & Marketing”


A menaxhoni çdo ditë rrjetet sociale për kompaninë tuaj?

Në ditët e sotme, mënyra se si ne e përdorim Facebook dhe Instagram ka ndryshuar tërësisht mga ajo se si e përdornim vite dhe muaj më parë. Me ndryshimet e fundit që janë bërë në algoritmet e Facebook është thelbësore që të gjithë personat që punojnë me mediat sociale, t’i njohin dhe t’i ndjekin ato, për t’u përshtatur me nevojat e klientëve.

Në datë 29-30 Mars, ju ftojmë të bëheni pjesë e trajnimit profesional, mbi Strategjinë dhe Marketingun në Rrjetet Sociale.

Ky trajnim synon të ofrojë njohuri të përditësuara, diskutime rreth rasteve konkrete që do t’ju ndihmojnë të rrisni biznesin tuaj. Duke ndjekur trajnimin, ju do të keni mundësi të mësoni më shumë për Facebook, si të maksimizoni efektin e Instagram, si ta përdorni YouTube në mënyrën e duhur dhe si të punoni me influencuesit.

Pjesa e fundit e trajnimit është e rezervuar për disa punë praktike drejt teknikave më efektive të reklamimit duke përdorur platformën e reklamave në Facebook.

Çmimi i biletës: 119 euro.

Trajnerët: 

DARKO BULDIOSKI
Darko është themeluesi i agjencisë së parë të marketingut dixhital në Maqedoni, NewMediaMK si edhe drejtor i AllWeb.mk, konferencës së marketingut dixhital. Ai është një lektor i çertifikuar pranë Academy për marketingun dixhital Clear View BTC. Ai ka qenë aktiv në fushën e edukimit të marketingut për më shumë se 10 vjet. Ai ka përvojë në një shumëllojshmëri projektesh në fushën e komunikimit dixhital dhe zhvillimit të strategjisë në mediat sociale për një numër të madh markash ndërkombëtare dhe rajonale.

– DARJAN RADENKOVIC
Darjan është përgjegjës në seksionin e marketingut pranë agjencisë NewMediaMK. Fushat e tij kryesore të interesit janë reklamat dixhitale dhe analytics. Ai është lektor në Akademinë e Marketingut Brainster në Shkup. Darjan, pjesën më të madhe të karrierës së tij ka qenë menaxher marketingu në kompaninë Winner – Vienna Insurance Group dhe ka përvojë të vlefshme në përdorimin e marketingut dixhital dhe mediave sociale në korporata të ndryshme.

Për më tepër informacion mbi temat që do zhvillohen klikoni KËTU 

Për të prenotuar biletën tuaj, klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0