Trajnim: "Media Dixhitale, një nga profesionet më të kërkuara nga të rinjtë" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Media Dixhitale, një nga profesionet më të kërkuara nga të rinjtë”


Ditën e Mërkurë, në 13 Shkurt, ora 11:30 COD do të organizojë trajnimin me temë “Media Dixhitale, një nga profesionet më të kërkuara nga të rinjtë”.

Një ndër “revolucionet” e dekadës së fundit në aspektin e teknologjisë informative, mund të themi padyshim se janë mediat sociale.

Si i tillë marketingu dixhital është kthyer në domosdoshmëri për çdo lloj profesioni, pasi garanton promovim profesional të veprimtarive të ndryshme ekonomike dhe jo vetëm.

Ky trajnim do të shërbejë për të informuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë rreth:

– Fuqisë së Marketingut Dixhital;
– Përfitimet e shumta që sjell integrimi i tij në strategjinë e marketingut;
– Si ta kthejmë këtë fuqi në mundësi investimi për të ardhmen tonë;
– Hapat që duhen ndjekur për ta zhvilluar këtë fushë në Shqipëri e për të patur sukses në të;
– Trajnimi i të rinjve rreth mediave sociale dhe mundësinë që kanë ata për t’u vetëpunësuar ose punuar me kohë të pjesshme;

Kështu, të rinjtë mund të shërbejnë si faktorë ndryshimi në mjediset e tyre sociale dhe zhvillimin e kësaj fushe, akoma të paeksploruar mjaftueshëm në Shqipëri.

Në panel do të marrin pjesë përfaqësues të kompanive të suksesshme që operojnë në fushën dixhitale, në fushën e marketingut dhe teknologjive informative si:

  • Eliona Kosta dhe Pamela Germani, themelueset e Online Marketing Academy;
  • Renato Civili, MBA, Marketing & PR Director of Business Magazine Albania

Jeni të mir1%pritur në COD, në datën 13 Shkurt, ora 11:30, te Salla e Bibliotekës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0