Today's Diplomat: Strategjitë për të qenë një diplomat i suksesshëm - Business Magazine Albania

Today’s Diplomat: Strategjitë për të qenë një diplomat i suksesshëm


diplomat i suksesshëmToday’s është një platformë ndërkombëtare e nisur nga Këshilli Rinor Ballkanik (Balkan Youth Council), i cili do të zhvillohet në më shumë se 30 vende të ndryshme, bazuar në formatin e leksioneve të hapura, me lektorë të ndryshëm si biznesmenë, politikanë, diplomatë, sipërmarrës, gazetarë etj. për të frymëzuar pjesëmarrës në fusha të ndryshme, të tilla si biznesi, diplomacia, sipërmarrja, gazetari, energjia si dhe shumë fusha të tjera të ndara në kategori të ndryshme.

“Today’s Diplomat: Strategjitë për të qenë një diplomat i suksesshëm” do të mbahet më 9 Dhjetor 2017 në Ministrinë e Administratës Publike, me lektorë kryesorë:

-Znj. Irida Haxhi (Ligjëruese e Platformës Today’s nga Balkan Youth Council)
-Prof. Dr. Afrim Hoti, (Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës)

– Një vizitor i tretë special nga Qeveria e Kosovës, i cili do të konfirmohet në ditët e ardhshme.

Së bashku ata do të zbulojnë strategjitë dhe përvojat e tyre frymëzuese personale për të qenë një diplomat i suksesshëm. Çdo lektor ka në dispozicion 90 min. Kohëzgjatja e aktivitetit është një ditë. Është e hapur për studentët dhe profesionistët e moshës prej 16 deri 35 vjeç.

Tarifa e pjesëmarrjes është 15 euro dhe përfshin:

– Seancën e aktiviteteve informale dhe formale.

-1 Coffe Break

– Certifikata e Pjesëmarrjes

-20% zbritje për të marrë pjesë në aktivitetin e ardhshëm (Today’s Journalist në Tiranë në Janar të vitit 2018)

-Pjesëmarrësit, të cilët ishin pjesë e trajnimit të Today’s Entrepreneur në 4 Nëntor 2017 në Xheko Imperial kanë 20% zbritje për këtë aktivitet. (Tarifa e pjesëmarrjes për ta do të jetë 12 euro)

Nëse ka pjesëmarrës të huaj, eventi do të mbahen në Anglisht, përndryshe do të jetë në gjuhën shqipe. Aplikimet janë të hapura deri më 3 Dhjetor 2017.

Aplikoni në linkun: goo.gl/aLmTrV

Për çdo pyetje mos ngurroni të kontaktoni në balkansyouthcouncil@gmail.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0