Seminari i drejtohet studentëve, profesionistëve, sipërmarrësve dhe programuesve, të cilët duan të mësojnë mbi teknologjitë novatore dhe të diskutojnë mbi idetë e tyre të reja. Seminari do të përqëndrohet në mësime nga kompanitë sfiduese si Uber, Airbnb, Babylon Health, Oyo, Robinhood, të cilat po ndryshojnë rrënjësisht fushat tradicionale të biznesit si shëndetësia, turizmi, transporti etj.
Do të ketë dhe një seksion të shkurtër, i cili do t’ju prezantojë me zhvillimet më të reja në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe rolin e saj në mbështetje të inovacionit.
Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe për të ideuar modelet e reja të biznesit sfidues për tregjet shqiptare apo globale dhe do të mësojnë të përdorin mjetet e reja për të hartuar planet e tyre.
Mos e humbisni këtë takim më 2 dhjetor, nga ora 5-8 në darkë, në Coolab, Tiranë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.